Si ta korigjosh të kaluarën tënde?

Abdulmalik ibën Ahmed el-Mubareku ka thënë: Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në ‘El-Feva’id’, kapitulli: ‘Si ta korrigjosh gjendjen tënde’, ka thënë:
‘Ngrihu (me nxitim) në drejtim të Allahut dhe shoqërimit me Të në Shtëpinë e Paqes, pa lodhje, vështirësi apo mundim, por përmes rrugës më të afërt dhe më të lehtë. Dhe kjo (sipas kuptimit) është se ti je në një kohë mes dy kohëve që (përbëjnë) jetën tënde, dhe kjo është koha e tashme që është mes asaj që ka kaluar dhe asaj që duhet të vijë. Pastaj, atë që ka kaluar, mund ta korrigjosh me pendim, keqardhje dhe kërkim të faljes. Kjo është diçka në të cilën nuk ka lodhje, mundim apo përpjekje të lodhshme (nga ana jote). Nuk është gjë tjetër veçse vepra e zemrës tënde.

‘Unë them: Çfarëdo që ka kaluar nga koha jote në mosnënshtrim ndaj Allahut, është e mundur që ta kthesh prapa atë (dhe ta përmirësosh). Është thënë: ‘Koha është si shpata, nëse nuk e pret, do të presë ty.’ Dhe kjo është një mençuri e saktë, por shpëtimi është se Allahu i ka veçuar penduesit nga kjo, ngase çdo gjë
që prej kohës tënde e ke harxhuar në imoralitet, në vrasje, edhe në shirk, pastaj secili që pendohet nga ato do të gjejë listën e tij (të veprave) jo vetëm të bardhë dhe të zbrazët (pa vepra të këqija), por vepra të mira do të jenë të shkruara në to duke zëvendësuar veprat e këqija, sikur koha e tij të ketë qenë e stolisur me to. Asgjë nuk është e pamundur për Allahun, Ai është që ka thënë:

Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.
Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.
Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.
(Furkan: 68-70)

Ibën Kajimi ka thënë:
‘Përmbajtja juaj nga mëkatet është në atë që duhet të vijë (në të ardhmen). Kjo përmbajtje nuk është tjetër veçse braktisje dhe relaksim dhe nuk përfshin ndonjë vepër të gjymtyrëve apo përpjekje që do të shkaktonin vështirësi dhe mundime. Është vendosmëri e prerë, qëllim i fortë dhe i vendosur që e lejon trupin, zemrën dhe brendësinë tënde të pushojë. Prandaj çdo gjë që ka kaluar e kthen prapa me pendim dhe e korrigjon atë që vjen duke qenë i përmbajtur, i vendosur dhe duke patur qëllim të fortë.’

‘Unë them: Nga kjo do të mësosh sekretin e lidhshmërisë mes pendimit dhe kërkimit të faljes, siç shfaqet në thënien e Allahut:
E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshirues? (Maide: 74)

Kërkimi i faljes (këtu) e ka kuptimin ‘braktisja nga ajo që ka kaluar (prej veprave të tua)’, ndërsa pendimi (këtu) e ka kuptimin ‘mosinsistimi (në ato vepra) në të ardhmen.’ Allahu i ka ndërlidhur të dyja këto në një ajet të vetëm kur ka thënë: Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).
(Ali Imran: 135)

Ibën Kajimi ka thënë:
‘Në këto dy gjëra nuk ka vështirësi apo lodhje për gjymtyrët, megjithatë brenga është për jetën tënde dhe ajo është koha (e tashme), që është në mes dy kohërave. Nëse e harxhon atë, do të harxhosh lumturinë dhe sigurinë tënde. Nëse e mbron atë, së bashku me korrigjimin e dy kohëve të tjera, ajo që është para saj dhe ajo që vjen pas saj, me atë që u përmend, do të jesh i shpëtuar dhe do të ngadhënjesh me lehtësi, kënaqësi dhe hare.’

Ajo që ka kaluar është ëndërr Ajo që shpresohet është e padukshme Në dispozcion ke Kohën në të cilën gjendesh (në të tashmen).
Ibën Kajimi ka thënë:
‘Dhe mbrojtja e kësaj përfshin vështirësi më të mëdha se sa korrigjimi i asaj që ka kaluar para saj dhe ajo që duhet të vijë pas saj. Mbrojtja (kujdesi) e kohës së tashme kërkon që të bësh shpirtin të kapet me atë që i përshtatet, që është më e dobishme për të dhe përmes së cilës arrihet kënaqësia e saj. Në këtë çështje, njerëzit variojnë shumë nga njëri-tjetri. Vërtet, këto janë ditë që kanë kaluar, në të cilën mbledh furnizmin për vendin e kthimit, në Xhenet ose në Zjarrin e Xhehenemit.

IBN KAJIM EL XHEUZIJE
RRUGA E UDHEZIMIT

You may also like...