Si ta falenderosh Allahun kur Ai të jep begati

Nëse Allahu të begaton, atëherë falënderoje Atë për këtë mirësi dhe bëj mirësi ndaj njerëzve.

Nëse Allahu e begaton një njeri me një mirësi të madhe – dhe të gjitha mirësitë e Tij të Lartësuarit janë të mëdha -, atëherë është e pëlqyeshme që ai ta falënderojë Allahun për të duke u bërë mirë njerëzve.

Psh: duke therur një kafshë dhe të ftojë vëllezërit dhe shokët e tij e t’i ushqejë ata, apo tu japë lëmoshë nevojtarëve dhe atyre që s’kanë.

Ne librin “El meusuatul fikhijeh” (180-181/ 26) thuhet: “Pëlqehet përsëritja e falënderimit kur përsëritet mirësia, qoftë me gjuhë duke e falënderuar Allahun dhe duke e lavdëruar Atë, apo duke vepruar një prej adhurimeve, si psh të therë një kafshë, apo të përgatisë një gosti (darkë, apo drekë).

Dhe dijetaret kanë përmendur gostitë që përgatiten kur rinovohen mirësitë e Allahut, prej këtyre gostive është ajo që e kanë quajtur ‘El Uekirah’ që është: ushqimi që përgatitet pasi ke ndërtuar një shtëpi të re, apo ‘En Nekiah’ që është gostia e përgatitur për kthimin e një njeriu të larguar, apo ‘El Hidhak’ që është gostia e përgatitur me rastin e përfundimit të ‘hatmeh’ (leximit të gjithë Kuranit) nga ana e fëmijës.

Dhe kjo është e pëlqyeshme sipas medh’hebit hanbelij dhe shafiij. Ka thënë Ibn Kudameh: “Këto gosti – përveç gostisë së dasmës dhe akikas (që bëhet ditën e 7 pas ardhjes në jetë të fëmijës) – nuk ka ardhur ndonjë argument që tregon ndonjë vlerë të veçantë për to, por ato janë si gostitë pa ndonjë shkak të caktuar (thjesht drekë apo darkë që bëhet). Por nëse bëhet nijet me to falënderimi i mirësive të Allahut ndaj robit dhe ushqimi i vëllezërve të tij, ai ka shpërblim për të në dashtë Allahu.” Mbaroi fjala e tij.

Është pyetur shejh Uthejmini: “Nëse njëri prej fëmijëve të mi kalon me sukses në shkollë, a më lejohet mua që të ther një kafshë nga kënaqësia për këtë sukses dhe me qëllim falënderimin për Allahun e Lartmadhëruar?

Tha: Nuk ka problem që njeriu të organizojë një drekë apo darkë me rastin e suksesit që arrijnë fëmijët e tij, apo njëri prej tyre, dhe të ftojë aty vëllezërit dhe të dashurit e tij, dhe shokët e fëmijëve të tij nga gëzimi për mirësinë e Allahut të Lartmadhëruar, dhe si nxitje për fëmijën e tij dhe aktivizimin e tij (për punë të mira të mëtejshme)” Mbaroi fjala e tij. (Likaatul babil meftuh, takimi: 161, pyetja: 1)

Them: Këto ushqime hyjnë tek hadithi i përgjithshëm i Profetit – sal lall llahu alejhi ue sel lem – që thotë: “O njerëz! Përhapeni selamin, jepni ushqim, dhe faluni kur njerëzit flenë, që të hyni në Xhennet me paqe” Transmeton Tirmidhiu dhe tha: Hadith i mirë, i saktë.

Përktheu Emin Bilali

facebook

You may also like...