Si ta adhurojmë Allahun e Lartësuar?

  • Si ta adhurojmë Allahun e Lartësuar?

Allahun duhet ta adhurojmë ashtu siç na ka urdhëruar Ai dhe i Dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem, duke ia dedikuar sinqerisht adhurimin vetëm Atij.

Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk jam urdhëruar ndryshe përveçse për ta adhuruar Allahun duke ja dedikuar vetëm atij adhurimin.” Surja Bejjineh, ajeti  5.

Ka thënë Profeti sal-lAlahu alejhi ue sel-lem: “Kush bën një vepër e cila nuk është prej fesë sonë, ajo i refuzohet.” Transmeton Muslimi.

  • A duhet ta adhurojmë Allahun e Lartësuar me frikë dhe shpresë?

Po, Allahun duhet ta adhurojmë me frikë dhe shpresë.

Allahu i Lartësuar thotë: “Luteni Atë (Allahun) me frikë dhe shpresë!” Surja Araf, 56. Do të thotë duke pasur frikë nga zjarri i xhehenemit dhe duke pasur shpresë për xhenetin.

Ka thënë Profeti salAllahu alejhi ue selem: “Kërkoj nga Allahu xhenetin dhe kërkoj mbrojtje tek Ai nga zjarri i xhehenemit!” Hadith i sakte. Transmeton Ebu Daudi.

Besimi i cdo muslimani
Muhamed Xhemil Zejno

Perktheu Anis Agovi

You may also like...