Si falet namazi kur je sëmur

Namazi i të sëmurit

Kush nuk mund të falet në këmbë nga ndonjë sëmundje të falet në ulur dhe kush nuk mund të falet ulur falet shtrirë:

Ka thënë Allahu I madhëruar: (Ata që e përmendin Allahun në këmbë, ulur dhe shtrirë)[1]. Ka thënë Ibën Kethiri në tefsirin e tij -me pak shkurtim-: “… Pastaj ka përshkruar I madhëruari të zotët e mendjes dhe ka thënë: (Ata që e përmendin Allahun ngritur, ulur dhe shtrirë) siç ka ardhur në hadithin e Imran bin Husajnit se profeti -alejhi selam- ka thënë:  “Falun ë këmbë, nëse nuk mundesh (falu) ulur dhe nëse nuk mundesh (ulur) falu shtrirë”[2] do me thënë nuk e ndërpresin përmendjen e tij në të gjitha gjendjet në brendësinë, në ndërgjegjen dhe me gjuhë”.

Transmetohet nga Ibën Umeri -radiallahu anhma- se ka thënë: Vizitoi profeti –alejhi selam një nga shokët e tij të sëmurë ndërkohë që isha me të, hyri tek ai dhe ai po falej mbi një dru. Ai vendosi ballin mbi dru duke u përkulur në drejtim të tij pastaj e hoqi atë dhe mori një jastëk. Atëherë profeti –alejhi selam- më tha: “Lëre atë! Nëse mundesh të bësh sexhde në tokë bëje e  në të kundërt bëj me shenjë dhe bëje sexhde më ulët se rukunë”[3].

Ajo që merret për bazë për pamundësinë është vështirësia apo frika nga përparimi i sëmundjes ose vonimi i shërimit. Kam pyetur shejhun tonë për të sëmurin që falet me vështirësi, ai –Allahu e ruajtë u përgjigj: “Ka vështirësi që përballohet dhe ka që është mbi mundësinë. Nëse është nga ajo që përballohet, falet si i shëndetshmi, në të kundërt falet si namazi i të sëmurit”.

Në “Er-Rauda En-Nedije” shënohet: “Nëse nuk mundet të falet njeriu me ndonjë mënyrë të faluri të sëmurit që ka ardhur nëpër hadithe, falet me një mënyrë tjetër po nga ato që janë transmetuar, pastaj bën atë që mundet dhe që hyn në mundësinë e tij (Frikësojuni Allahut sa të mundeni)[4]”, “Nëse urdhëroheni për diçka kryejeni sa të mundeni”[5].

Kam pyetur shejhun tonë –Allahu e ruajte-, i thashë: Ka njerëz që preferojnë uljen këmbëkryq për atë që falet ulur, a e preferoni edhe ju këtë, apo i sëmuri ulet si ta ketë më lehtë[6]?

Shejhu ynë –Allahu e ruajte- tha: Së pari zgjedhim një nga format e zgjedhura sipas synetit, p.sh falja mbi këmbën e majtë të shtrirë si në namaz (iftirash) e nëse e ka më të lehtë të shtrijë të majtën poshtë të djathtës si në namaz (teuerruk) le ta bëjë kështu, e nëse nuk mundet të bëjë as këtë e as atë atëherë të ulet këmbëkryq, nëse nuk mund të ulet këmbëkryq, i themi ulu si ta kesh më rehat. Pastaj e pyeta dhe i thashë: A kuptohet kështu hadithi i Aishes –radiallahu anha- : “E kam pare profetin –alejhi selam- duke u falur këmbëkryq”[7]? Ai –Allahu e ruajte- u përgjigj:  “Po”.

Ka nga dijetarët që thotë: Nëse i shtriri nuk mund të bëjë as me shenjë, atëherë nuk ka gjë detyrë, dhe kjo nuk bie dakord me fjalën e Allahut të madhëruar: (Nuk e ngarkon Allahu njeriun vetëm se aq sa ka mundësi)[8], dhe fjala e profetit e transmetuar nga Muslimi e përmendur pak më lart: “Kur të urdhëroheni për diçka kryejeni aq sa të mundeni”.

E pyeta shejhun për këtë dhe i thashë: “Ka që thonë: Nëse nuk mundet të bëjë me shenjë me kokë, bie prej tij detyra e namazit dhe nuk duhet të bëjë me shenjë  me sy, a e kundërshtoni këtë duke u argumentuar me (Frikësojuni Allahut sa të mundeni)? Ai tha: “Po”.

Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut

Autor Husejn el Auajsha (Allahu e ruajtë)

Përktheu Teuta Xeka

[1]Ali Imran: 191.

[2]E transmetojnë Buhariu e të tjerë  nga hadithi i Imran bin Husajnit –radiallahu anhu- që ka thënë: “

Kisha hemorroide dhe pyeta profetin alejhi selam dhe ai tha: …. e përmendi; dhe na ka kaluar çështja e ngritjes në këmbë në farz”

[3]E transmeton Tabarani në“El-Mu’xhem El-Kebir” e të tjerë me zinxhir të saktë dhe transmetues të besueshëm. E saktëson shejh Albani në “Es-Sahiha”.

[4]Et-Tegabun: 16.

[5] E transmeton Muslimi.

[6]E kam pyetur dhe më tha: “Sikur të thoje si ta ketë më të nevojshme do ishte më mirë”.

[7]E transmeton Nesaiu dhe e saktëson shejh Albani, Ibën Khuzejma dhe e saktëson, e të tjerë.

[8]Bekare: 286.

You may also like...