Si duhet të jetë besimi ynë në lidhje me Pejgamberët, në mënyrë të shtjelluar?

Si duhet të jetë besimi ynë në lidhje me Pejgamberët, në mënyrë të shtjelluar?

Është detyrë për ne t’i besojmë të gjithë Pejgamberët, në mënyrë të përgjithshme dhe specifike.

Besojme se Allahu i Lartësuar i ka dalluar ata me Shpalljen e Tij, duke i bërë ndërmjetës mes Tij dhe robërve të Tij në komunikimin e fesë dhe dispozitave të Tij. Ai i ka përkrahur ata me argument (mrekulli) që tregonin për vërtetësinë e tyre dhe të shpalljes hyjnore që ata komunikuan.

Pejgamberët i janë krijesat më të përsosura në dije dhe në vepra, më të sinqertët, më të bindurit ndaj Allahut, më të devotshmit dhe më të përkryerit në sjellje.

Allahu i Lartësuar i ka veçuar në vlera, aq sa nuk mund t’i arrijë në to askush. I ka ruajtur dhe distancuar nga prirjet negative dhe veset e ulëta. Pejgamberët ishin të pa gabueshëm në lidhje më çfarë përcollën nga Allahu. Çdo gjë që ata përcollën ishte e vërtetë, pa u përzier me të kotën. Duhet të besohen që të gjithë ata, si dhe të besohet çdo gjë që ata komunikuan nga Zoti. Për ne është obligim që t’i duam, t’i nderojmë dhe t’i respektojmë.

©xhamiambret.com

You may also like...