Shtatë gjërat që sjellin dashurinë ndaj Zotit

Një: Njohja e begative të All-llahut që Ai i ka vendosur mbi robërit e tij. Këto begati (janë aq të shumta) sa nuk mund të numë-rohen apo të llogariten. All-llahu thotë: “Nese ju i numëroni begatitë e All-llahut ju nuk do te jeni të afte ti numeroni ato. “[14:34]
Zemrat natyrisht kanë dashuri për ata që i bëjnë mirë atyre vet. Dashuria për begatitë është nga aspektet e përgjithshme të falen-derimit për dikë i cili ka vendosur një begati.
Është thënë që falenderimi është në zemër, gjuhë dhe gjymtyrë.

Dy: Dija për All-llahun, emrat e Tij, Atributet e Tij dhe Veprat e Tij. Njeriu që e njeh All-llahun e don Atë.
Kushdo që e do Atë i bindet Atij. Kushdo që i bindet All-llahut është i nderuar nga Ai. Kushdo që është i nderuar nga All-llahu, Ai do ta mbajë atë afër Tij. Kushdo që mbahet prej Tij ka mirëpritur shpërblimin e këndshëm.

Tre: Dituria e veçantë që vjen nga meditimi mbi krijimin e qiejve dhe tokës dhe ate që All-llahu e ka krijuar. Në Kur’an gjenden shumë përmendje të shenjave të All-llahut që tregojnë Madhështinë, Fuqinë, Madhërinë, Perfeksionin, Shkëlqesinë, Meshiren… e Tij dhe emrat e Tij te bukur gjithashtu Atributet e madhëruara. Kur dituria e dikujt për All-llahun është e fuqishme dashuria për Të është gjithashtu e fuqishme dhe dashuria për t’iu bindur Atij është gjithashtu e fuqishme.

Katër: Mundi i të vepruarit drejt All-llahut, me sinqeritet dhe pastërti duke shkuar kundër dëshirave personale. Kjo është një punë që bëhet shkak që All-llahu ta begatojë një rob dhe kur Ai begaton robin, robi e don Atë.

Pesë: Shtimi i permendjes së All-llahut (dhikrit). Kur një person e don dikend ai e kujton atë më shpesh. Dhe përmes perkujtimit të All-llahut zem-rat e njerëzve qetësohen. Edhe njëra nga shenjat e të pasurit dashuri për All-llahun është përkujtimi i All-llahut, nga zemra dhe gjuha e personit.

Gjashtë: Recitimi i shpeshtë i Kur’anit dhe meditimi për kuptimin e tij, e në veçanti për ato ajete që përmbajnë emrat, atributet dhe veprat e All-llahut. Për dashurinë ndaj kësaj vepre All-llahu do ta udhëzojë robin ta dojë All-llahun dhe All-llahu ta dojë atë.

Shtatë: Përkujtimi i asaj që është përmendur në Kur’an dhe në sunnetin e Pejgamberit
duke i premtuar besimtarëve se do ta shohin Zotin e tyre në xhenet dhe takimin me Të në ditën e Bollëkut. Gjë që do sjellë definitivisht tek personi dashurinë për All-llahun.

Imam Rexhep Ibën Hanbeli

You may also like...