Shperblimi i madh per muslimanet

Ibn Omeri – Allahu qofte i kenaqur me te – tregon se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut – alejhi selam – të thotë:

“Koha e qëndrimit tuaj në dunja në krahasim me popujt që kanë kaluar është sa koha e mbetur nga falja e namazit të pasdites deri në perëndimin e diellit.

(Koha e kaluar në krahasim me kohën e mbetur të kësaj dunjaje është sa koha nga asri deri në perëndimin e diellit në një ditë-natë 24 orëshe). Popullit të Teuratit iu dha Teurati dhe ata punuan (sipas tij) deri në mesditë, pastaj u lodhën dhe e braktisën atë dhe gjithësekujt iu dha si shpërblim nga një kirat ( sa nje mal me sevape).

Pastaj popullit të Inxhilit iu dha Inxhili dhe ata punuan sipas tij deri në namazin e pasdites, pastaj u lodhën dhe e braktisën atë dhe iu dha gjithësekujt shpërblimi nga një kirat. Pastaj ne na u dha Kurani dhe ne punuam sipas tij deri në perëndimin e diellit dhe gjithësekujt prej nesh iu dha shpërblim dy kirat. Nga kjo, popujt e dy Librave të Parë thanë: “Zoti ynë! Ti i ke dhënë) gjithësecilit prej tyre nga dy kiratë, ndërsa neve na ke dhënë vetëm nga një kirat, edhe pse ne kemi punuar më shumë se ata?”

Allahu, më i Larti u thotë: ” A u kam bërë ju ndonjë padrejtësi në shpërblim (duke iu cënuar juve të drejtat, ose duke ua hequr juve shpërblimin dhe duke ua dhënë atyre)?”
Ata thanë: “Jo”. Allahu i Madhëruar u tha: “Kjo është Mirësia Ime të cilën Unë ia dhuroj kujt të dua.”

Buhariu

You may also like...