Sekretet e Dua’s

Sekretet e Dua’s

Ka shumë raste kur njerzit i janë lutur Zotit të tyre dhe dua’ja u është përmbushur, (plotësuar). Kjo përmbushje ka ardhur si rezultat i përkushtimit ndaj Allahut, i të mirave të bëra prej tyre, si shpërblim i Allahut për njerëzit falënderues apo për shkak të bërjes së dua’së në kohën e përshtatshme.

Dikush mund të mendoj se sekreti qëndron te fjalët që e përbëjnë dua’në dhe kështu e lë mënjanë faktorët shoqërues të saj.

Si rrjedhojë, një person i tillë përdor një ilaç të mirë në kohën dhe në mënyrën e duhur, duke menduar se rezultati i këtij ilaçi mund të jetë pozitiv. Dikush tjetër mendon se vetëm përdorimi i ilaçit mjafton për realizimin e qëllimit, por, gabimi i tyre është i dukshëm! Për ilustrim, themi se mund të ndodh që dua’ja e bërë nga një person afër varrit të dikujt, të korespondojë me nevojën e tij. Në këtë mënyrë, dua’ja i pranohet. Prandaj, një njeri injorant mund të mendojë se sekreti qëndron te varri, duke mos e ditur se ky sekret qëndron tek nevoja dhe tek sinqeriteti i shprehur ndaj Allahut. Nëse kjo dua’ do të bëhej në njërën prej shtëpivë të Allahut (xhamive), do të ishte një vepër më e mirë dhe më e dashur për të.

You may also like...