Sa sevape mund të fitosh në 10 minuta?

Pasi që vështrova gjendjen time dhe gjendjen e atyre që e humbin kohën e tyre në sende të kota, unë dëshirova që të inkurajojë shpirtërat tonë që të adhurojnë dhe dëgjojnë Allahun, duke përpiluar një listë të disa aktiviteteve të mirënjohura me të cilat Allahu Fuqiplotë na ka nderuar dhe ka përgaditur shpërblime të mëdha për ata që i zbatojnë këto vepra. Kjo listë është gjithashtu edhe përkujtues se si duhemi ta shfrytëzojmë kohën tonë dhe të kapim rastin e çdo ore që na kalon dhe që ta bëjmë shprehi këtë punë. Qëllimi im për përpilimin e kësaj liste nuk është që të hudhim poshtë punët tjera sa është për të treguar organizim dhe planifikim në kohën tonë, duke e investuar ate në gjëra të mira.
-Koha është sikurse pasuria për të cilën kërkohet vështrimi ynë dhe mbrojtja jonë, si në shpenzimin ashtu edhe në grumbullimin e saj. Çdo minutë që kalon kurrë nuk do të kthehet prapa edhe nëse ti je i gatshëm që për këtë gjë të shpenzosh tërë pasurinë e kësaj bote.
-Pasi koha është e parapërgaditur të jetë periudhë specifike që nuk mund të shtyhet më përpara ose të kthehet prapa dhe pasi që vlera dhe dobia e saj mvaret nga mënyra e shfrytëzimit të saj është obligim i çdo njeriu që të shfrytëzoj kohën, qoftë ajo pak apo shumë. E nëse e shfrytëzon atherë duhet ta shfrytëzojë nëmënyrën më të mirë, e të mos jetë shpërdorues dhe humbës i saj.
Mënyra më e mirë e shpenzimit të kohës është në bindshmërinë dhe zbatimin e ligjeve të Allahut të Lartmadhërishëm. Për këtë kohë të shpenzuar në këso akte të bindjes dhe dëgjueshmërie kurrë nuk do ndjesh pendim ose keqardhje. Pendimi i vetëm mund të jetë se pse nuk kemi vepruar edhe më tepër, e të pasurojmë depot tona me punë të mira. Pra fisnikëro qëllimin tënd o vëlla dhe motër muslimane, qasju kësaj pune me sinqeritet, duke filluar me dëshirë të madhe të shpëtojmë dhe ruajmë kohën tonë dhe të hapim sytë e mos të keqpërdorim asnjë minutë të saj.
Vëlla dhe motër e dashur muslimane
-E zgjedhim kohën e caktuar prej dhjet minutave (për të mësuar drejtësisht disa të dhëna për veprimin e veprave të selektuara në këtë temë) e duhur për të lehtësuar këtë aplikim, kështu që kur të starton me veprimin e tyre ai ose ajo të bëjë këtë angazhim në të mirë gjatë tërë kohës, për hirë të Allahut. Në këto vepra ka miratim me fjalët e Resulullahut, alejhis-selam: Veprat më të dashura tek Allahu janë ato të vazhdueshmet, edhe nëse janë pak”
(Muslim).
-Imam En-Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë në lidhje me këtë hadith: “Në atë (duke cekur hadithin) ka këshillë që të kryhen veprat rregullisht dhe vazhdimisht, dhe (një mësim) se veprat e
vogla të kryera në mënyrë të rregulltë janë më të mira se veprat e mëdha por të ndërprera. Është sepse në vazhdimësinë e kryerjes së veprave të vogla si bindje, kujtesë, të pasurit dituri ndaj Allahut të
Madhëruar, ka sinqeritet dhe për kushtim ndaj Krijuesit, xhelle shanuhu, prej nga vijnë grumbullimet dhe është në koeficient shumë
më i madh ndaj të madhes por të ndërprerë”
Vëlla dhe motër të dashur muslimanë unë do ta jap një shembull për të shfrytëzuar mirë 10 minuta në mënyrë të drejtë. Duke e Lavdëruar Allahun e Madhëruar duke thënë “SUBHANALLAH” (I Pastërt është Allahu nga çdo e metë) 100 herë në ditë që do të thotë se nese vazhdon kështuçdo ditë ke për të arritur numrin e 36, 500 brenda një viti. Pra bëne një llogari në zemrën tënde vëlla dhe motër muslimane. Ti do të mundesh të i shprehësh Lavdërime Allahut, subhanehu ve teala, në këtë numër brenda një viti vetëm nese kryeni rregullisht këtë punë dhe nëse e përdorni në të mirë kohën tuaj.
-Njejtë edhe në leximin e Kur’anit mund ta kryeni krejt leximin e tij për çdo dy muaj, vetëm nëse vazhdon nga dhjet minuta në ditë. A vepron ti kështu?
Pyetni vetveten tuaj: A e kryeni leximin e Kur’anit jashtë muajit të Ramazanit? Dhe mos i limito këto dhjet minuta të dedikuara
për adhurim vëlla i dashur vetëm një herë gjatë ditës. Ndoshta mund ta bësh këtë edhe pas namazit të sabahut, ose pas lindjes së diellit ose pas namazit të drekës apo para fjetjes.
-Përndryshe nëse muslimani apo muslimanja çdo ditëmëson përmendësh vetëm nga një ajet të vetëm, do ta mësojnë tërë Kur’anin përmendësh për më pak se tetë vite.
-Shumica e veprave të cekura zbatohen me gjuhë, pra është e mundur për të arritur shpërblimin në çdo kohë dhe në çdo situatë.
Pra kushdo që dëshiron të përpiqet në bindje ndaj Allahut të Madhëruar dyert e punëve të mira janë të hapura dhe një mund
të arrijë ditën e tjetrit apo edhe tërë jetën e tjetrit për 10 minuta. Ebu Bekri, radijallahu anhu, tregon se një njeri e pyeti
Resulullahun, alejhis-selam: O i Dërguari i Allahut cilët janë njerëzit më të mirë? Ai i tha: “Ata të cilët jeta e tyre është e gjatë dhe në vepra të mira”. Ai e pyeti: e njerëzit më të këqinjë? Ai i tha: “Jeta e të cilëve është e gjatë dhe me vepra të këqija” . (Muslimi).
-Ky është një rast i mirë për ty pra mos e lësho. Dhjet minuta në të cilat ti mund të shijosh ëmbëlsirën e të qenurit i drejtuar në veprimin e punëve të mira dhe gjë e cila mund të jetë hap për tëarritur drejtimin dhe udhëheqjen e kohës, përderisa të gjithë minutat nga jeta e jote të bëhen të dobishëm. Dhjet minuta të cilat janë në
përputhshmëri me fjalët e Allahut, subhanehu ve teala, ku thotë në Kur’an:
“Nuk i krijova xhinnët dhe njerëzit përveç të më adhurojnë Mua (Kur’an-Adh-Dharijjat 51).
-Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Në përfundim robi (njeriu) kur të largohet nga Allahu dhe preokupohet me gjynahet (në këtë botë) ai humb ditët e jetës së tij të vërtetë (Ahiretit). Ai do ti shohë pasojat e humbjes së tyre Ditën kur do thotë:
“ E Thotë; i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur (me punë të mira) për jetën time (të vërtetën, jetën e përhershme) (Kur’an-El-Fexhr 24).
Disa vepra që mund të kryhen për dhjet minuta:
-Leximi i Kur’anit.
-Dërgimi i salavateve
Muhamedit, alejhis-selam.
-Falja e namazit të xhenazes.
-Falja e namazit të Duhasë.
-Përkujtimi i Allahut, subhanehu ve teala.
-Duke thënë: Subhanallah, Elhamdulilah, La ilahe il Allah.
-Mësuar fëmijët.
-Lexuar për Allahun.
-Duke llogaritur vetveten.
-Bërja e duave (lutjeve).
-Largimi i vështirësive dhe plotësimi i nevojave, të tjerve.
-Dëgjimi i audio kasetave fetare.
-Vizita besimtarëve, për hirë të Allahut.
-Përkujtimi i Allahut pas kryerjes së namazeve të obligueshme.
-Duke i pajtuar njerëzit.
-Vizita dhe mbajtja e lidhjeve familjare.
-Këshillimi i njerëzve.
-Duke ju telefonuar të afërmve.
-Duke ju shkruar të afërmve.
-Duke dhënë lëmoshë.
-Duke lexuar jetën dhe traditën e Resulullahut, alejhis-selam.
-Duke bërë davet, nëpërmjet email porosive.
-Duke i ushqyer të varfërit.
-Meditimi rreth krijimit të kësaj bote.
-Duke u kujdesur për jetimë.
-Duke këshilluar në të mirë.
-Duke falur namaz të Istigfares.
-Duke ju ndimuar fqinjëve.
-Duke kërkuar dituri.
-Duke përhapur dijen Islame.
-Duke kërkuar prej Allahut.
-Duke i përsëritur fjalët e myezinit.
-Duke i mësuar dhe udhëzuar fëmijët e të tjerëve.
-Duke ju ndimuar prindërve.
-Duke falur namaz të natës.

AbdulMelik El-Kasim

You may also like...