Rrethi i besimit dhe baza e tij

Pasimi i udhëzimit të Allahut ёshtё i lidhur ngushtë me besimin e lajmeve të Tij duke mos e ballafaquar me ndonjë dilemë e cila do ta njolloste besimin nё to, dhe me zbatimin e urdhrave tё Tij duke mos e ballafaquar me ndonjë dёshirё epshore e cila do tё pengonte zbatimin e urdhrave tё Tij.

 Mbi këto dy baza vёrtitet i tёrё besimi. Kёto dy baza janё besimi i lajmit dhe zbatimi i urdhёrit. Kёtyre dyjave u bashkangjiten edhe dy çёshtje tё tjera, tё cilat janё; zhdukja e dilemave tё kota qё vёrtiten mbi besimin e lajmit, tё cilat gёrryejnё besimin ose bёhen pengesё nё zbatimin e plotё tё fesё dhe dёbimi i dёshirave epshore tё cilat bёhen pengesё nё zbatimin e plotё tё udhёzimit tё Allahut.

 Pra kёtu kemi katёr gjёra:

  • E para: Besimi i lajmit.
  • E dyta: Derdhja e mundit nё zhdukjen e dilemave tё cilat inspirohen nga shejtanёt xhindё e nga shenjtanёt njerёz.
  • E treta: Zbatimi i urdhёrit.
  • E katra: Lufta me vetveten nё dёbimin e dёshirave epshore tё cilat bёhen pengesё midis njeriut dhe bindjes sё plotё ndaj Allahut.

 Kёto dy gjёra, dilemat dhe dёshirat epshore janё origjina e prishjes dhe e shkatёrrimit tё njeriut nё kёtё jetё dhe nё jetёn tjetёr, sikundёr dy bazat e para, besimi i lajmit dhe zbatimi i urdhёrit janё origjina e lumturisё dhe suksesit tё njeriut nё kёtё jetё dhe nё jetёn tjetёr.

 Kjo ndodh sepse njeriu ka dy forca; forcёn e perceptimit teorik me tё gjitha elementёt pёrbёrёs tё tij si dituria, njohuritё, fjalёt, etj. dhe forcёn e vullnetit dёshirues me pasuesit e tij si qёllimi, kёmbёngulja, puna, etj. Dilema shkakton çrregullime nё forcёn e perceptimit teorik pёrderisa nuk ёshtё zhdukur, ndёrsa dёshira epshore shkakton çrregullime nё forcёn e vullnetit dёshirues pёrderisa nuk ёshtё dёbuar.

 Allahu i Madhёrishёm nё librin e tij ka pёrmendur mirёsitё qё i kadhuruar Profetit tё Tij nё lidhje me dlirёsin dhe pastёrtinё e tij. Allahu nё suren En Nexhm ka thёnё:

 Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj (Muhamedi a.s.), nuk ka humbur e nuk ka devijuar. (Suretu En Nexhm; 1-2).

 Fjalёt “nuk ka humbur” dёshmojnё se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ёshtё i plotё nё dije, nё njohuri dhe ai ёshtё nё tё vёrtetёn e qartё. Ndёrsa fjalёt “nuk ka devijuar” dёshmojnё se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ёshtё i plotё pёrsa i pёrket udhёzimit dhe ai ёshtё mё bёmirёsi se kushdo tjetёr nё botё. Pra ai ёshtё i plotё nё diturinё dhe nё veprёn e tij.

 I Dёrguari i Allahut me kёtё ka cilёsuar edhe mёkёmbёsit e tij dhe ka urdhёruar tё zbatohet rruga e tyre duke thёnё: “Pasoni rrugёn time dhe rrugёn e mёkёmёsve tё dretjtuar e tё udhёzuar qё vijnё pas meje.” Kёtё hadith e ka transmetuar Tirmidhiu e tё tjerё.

 I drejtuari qёndron pёrballё tё devijuarit ndёrsa i udhёzuari qёndron pёrballё tё humburit.

 Allahu i Madhёrishёm thotё:

 “(Ju hipokritë jeni) si ata që kanë qenë para jush! Ata kanë qenë më të fortë se ju, kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë. Ata janë kënaqur me pjesën e vet të kësaj bote, por edhe ju po kënaqeni me pjesën tuaj siç janë kënaqur edhe ata; edhe ju jeni dhënë pas të këqijave, ashtu siç ishin dhënë ata. Veprat e tyre do të zhduken në këtë botë dhe në tjetrën; ata janë të shkatërruar.” (Suretu Et Teube; 69).

 Allahu nё kёtё ajet ka pёrmendur dy baza tё cilat pёrbёjnё sёmundjen e tё parёve dhe tё mbramёve:

   E para: Tё kёnaqurit me pjesёn e kёsaj bote. Tё kёnaqurit e njeriut jobesimtar me pjesёn e vet nё kёtё botё pёrfshin dёshirat epshore tё cilat pengojnё zbatimin e urdhёrave. Besimtari ndryshe nga jobeimtari edhe nёse pёrfiton diçka nga kёnaqёsitё e kёsaj bote, ai nuk e shpenzon tёrё pjesёn e tij dhe nuk i mbaron tёrё tё mirat e tij nё jetёn e kёsaj bote. Ai merr prej kёnaqёsive tё kёsaj bote aq sa i nevojitet pёr tu pregatitur pёr botёn tjetёr.

    E dyta: Tё dhёnurit pas dilemave tё kota e cila ёshtё fjala: “edhe ju jeni dhёnё pas tё kёqijave, ashtu siç ishin dhёnё ata”. Kjo ёshtё edhe natyra e shpirtrave tё kotё qё nuk janё krijuar pёr botёn tjetёr, tё cilёt vazhdimisht enden pёr tё pёrmbushur dёshirat e tyre epshore dhe kur arrijnё diçka prej tyre dihet se ato janё duke u dhёnё pas tё kotёs qё pёrfundimisht nuk sjell asgjё tjetёr veç dёmit tё afёrt apo tё largёt.

 Marrë nga libri “Miftah Darus Seade” (Çelësi i portës së lumturisë)

tё imam Ibn Kajim El Xheuzijeh 1/195-197.

Përshtati nё shqip: Uthman (Arjan) Muslim Haskasa.

 

You may also like...