займы онлайн

Prej fakteve që pohojnë vërtetësinë e profetësisë së Muhamedit (alejhi selam)

Prej fakteve që pohojnë vërtetësinë e profetësisë së Muhamedit (alejhi salatu ues selam) është ruajtjta e librit (Kuranit) të cilin Allahu e shpalli tek njerëzit. Ky libër është ruajtur në atë formë që nuk është parë ndonjëherë më parë të ketë ndodhur tek librat qiellorë.

Kjo për faktin se vetë Allahu e mori përsipër ruajtjen e tij dhe vuri në dispozicion çfarë deshi prej shkaqeve të ndryshme. E ruajti atë nëpërmjet imamllarëve që e lexojnë në mihrabe dhe përmes të rinjëve që e memorizojnë në mejtepe. Sa herë që pyet për mënyrën e pikësimit apo llojin e shkrimit, mënyrën si është kopjuar dhe është shkruar, do të gjesh shumëllojshmërinë e arteve që muslimanët i kanë kushtuar kësaj fushe.

Lexuesit vazhdimisht e kanë lexuar brenda xhamive, dijetarët pareshtur e komentuar në shkolla, duke u dhënë nxënësve titujt më të lartë dhe me zinxhirë leximi të pandërprerë (deri tek Profeti alejhis selam). Sa herë që dikush është munduar të ndryshojë një shkronjë, është zbuluar çështja e tij.

El Baxhij (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Libri ynë i ruajtur  (Kurani) është memorizuar nga i vogli dhe i rrituri, askush nuk mundet të shtojë apo të paksojë prej tij. Ai që e lexon (librin) në lindjen më të largët është i njëjti (libër) që e lexon një tjetër në perëndimin më të largët, pa shtuar qoftë dhe një shkronjë apo një fjalë dhe pa u kundërshtuar në zanore apo pika.” [Fusul el Ahkam fq 62.

Në tefsirin e Kurtubiut  [10/5,6] nga Jahja bin Ekthem thotë: Me’muni i cili ishte prijës në atë kohë, mblidhte njerëz në tubime diskutimesh dhe mes të pranishmëve hyri një person çifutë, me rroba të mira, me paraqitje të këndshme dhe me aromë të mirë. Ai e mori fjalën dhe foli në formë perfekte dhe fjalë të zgjedhura. Pasi mbaroi tubimin, Me’muni e thirri dhe i tha:

Hebrenjt?

Po, iu përgjigj ai.

Memuni i tha: Bëhu musliman dhe do të të jap këtë e atë dhe i premtoi.

Por ai i tha: Do të qëndroj në fenë time dhe të baballarve të mi, dhe u largua.

Pas një viti, ai (çifuti) erdhi tek ne si musliman, filloi të fliste në lëminë e fikhut dhe foli shumë bukur. Pasi mbaroi tubimin, Memuni e thirri dhe i tha: A nuk je i njëjti ai që takova para një viti?

Ai i tha: Patjetër që unë isha!

Si u bëre musliman, e pyeti Me’muni?

Ai tha: Pasi që u largova prej teje, desha t’i vë në provë të gjitha fetë dhe ti e di shkrimin tim të bukur!!. I’u ktheva Teuratit, shkruajta tri kopje, shtova dhe paksova prej tij pastaj e çova në sinagogë dhe ata i blenë kopjet e mia!! Pastaj mora Ungjillin, shkruajta tri kopje, shtova gjëra dhe paksova, pastaj i nisa për t’i shitur dhe ata i blenë. Pastaj mora Kuranin, bëra tri kopje duke shtuar dhe paksuar gjëra dhe ua dhash atyre (muslimanëve) që kopjojnë librat.  Ata e shfletuan dhe kur panë që kishte shtesa dhe mangësi, i hodhën tutje dhe nuk i blenë. Aty kuptova se ky është libër i ruajtur dhe kjo ishte arsyeja e islamit tim.

Më tej, Jahja bin Ekthem thotë: Atë vit, shkova në haxh dhe takova Sufjan bin Ujejnen dhe i tregova ngjarjen dhe ai më tha: Vërtetësia e kësaj, gjëndet në librin e Allahu të Lartësuar. E pyeta në cilin ajet? Ai më tha: Në fjalën e Allahut të Lartësuar kur flet për Teuratin dhe ungjilin duke thënë: Sepse atyre iu qe besuar mbrojtja e Librit të Allahut.” [Maide 44]. Ai, ruajtjen e librit ua besoi atyre dhe e humbën, ndërsa në anën tjetër, Allahu i Madhëruar tha: “Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” [Hixhr 9]. Allahu e ruajti për ne prandaj nuk humbi.”

Shkëputur nga “Min Kuli Ajetin Faide” fq. 6, i shejhut të nderuar Abdulmalik Ramadani

Përktheu: Fatjon Isufi.

You may also like...