Plaka muslimane dhe ateisti

Një grua e moshuar jetonte vetëm, nuk kishte të afërm dhe ishte e varfër. Përreth saj nuk kishte askënd t’i ndihmonte përveç një fqinji i cili nuk besonte në Zot.
Ku ajo dilte në oborrin e saj shpesh lutej me zë:
“Allahu Ekber! O Allah! Unë besoj në Ty, të lutem më ndihmo!”
Ndërsa ateisti kur e dëgjonte e nxirrte kokën nga dritarja dhe bërtiste:
“Nuk ka Zot! Zoti nuk ekziston! ”
Një ditë, ajo doli përsëri në oborr dhe duke u lutur tha zëshëm:
“O Allah, unë e di, se këtë javë Ti do të më furnizosh me ushqim të mjaftueshëm! ”
Ditën tjetër kur ajo doli jashtë gjeti katër çanta të mëdha të mbushura me gjëra ushqimore në pragun e shtëpisë. I mori ato, i futi brenda dhe doli përsëri dhe tha:
“Të falënderoj o Allah! Isha e bindur se Ti ma plotëson lutjen time!’’
Atëherë ateisti i cili tërë kohën kishte qenë i fshehur tek një shkurre kërceu jashtë dhe i tha:
“Ahaaa! Allahu nuk t’a solli ushqimin aty! Unë kam qenë ai! Pra, kjo dëshmon se nuk ka Zot!”
Gruaja e vjetër duke e shikuar ateistin buzëqeshi dhe tha:
’’O Allah të dua shumë! Ti jo vetëm se më dhurove ushqime por madje e paske detyruar shejtanin t’i paguajë ato!’’
E huazuar

Bledar Haxhiu

You may also like...