Përse qan një grua?

Një djalosh i vogël e pyeti nënën e tij, “Pse po qan?”

“Sepse kam nevojë” tha ajo.

“Unë nuk e kuptoj,” tha ai.

Nëna e tij e përqafoj atë dhe tha, “Ti nuk do ta kuptosh asnjëherë.”

Më vonë djaloshi i vogël e pyeti babain e tij, “Pse nëna më duket se qanë pa arsye?”

“Të gjitha gratë qajnë pa ndonjë arsye,” iu përgjigj babai i tij me pakujdesi.

Djaloshi i vogël, ende ishte i çuditur pse gratë qajnë, prandaj shkoi dhe pyeti një dijetar të moshuar dhe të mençur. “Ai me siguri do ta dijë përgjigjën”, mendoj me vete.

“O hoxhë! Pse gratë qajnë aq lehtë?” – pyeti:

Ai u përgjigj: “Kur Allahu i krijoj gratë, ajo u krijua e veçantë. Ai i bëri krahët e saj mjaft të fort që të mbajnë barrën e dynjasë, dhe prapë me butësinë e saj të dhuron rehati. Ai ia dha asaj një fuqi të brendshme që t’i përballoj dhimbjet e lindjes dhe refuzimet që vijën prej fëmijëve të saj. Ai i dhuroi asaj forcë që i mundëson të vazhdon më tej kur të gjithë të tjerët dorëzohen, dhe të kujdeset për familjen e saj edhe kur është sëmurë edhe gjatë varfërisë, pa u ankuar.

Ai i dhuroi asaj ndjeshmëri që t’i dojë fëmijët e saj me çdo kusht dhe në të gjitha rastet, edhe atëherë kur fëmija i saj e lëndon atë.”

Dhe përfundimisht; Ai i dhuroi asaj lot. Ato janë të sajat dhe vetëm për atë, që t’i përdor ata (lotët) sa herë që ajo të ketë nevojë. Ajo nuk ka nevojë për ndonjë arsye, ato janë të sajat.”

“A e sheh biri im, bukuria e gruas nuk është në rrobat që ajo vesh, apo në bukurin e fytyrës së saj, apo mënyra se si ajo i kreh flokët, bukuria e gruas duhet të shihet në sytë e saj, sepse ato janë dera hyrëse për tek zemra e saj – vend në të cilin banon dashuria.”

Djaloshi i vogël e mori përgjigjen që kërkonte, dhe nuk e pyeti më nënë e tij për këtë gjë!

You may also like...