Përkujtoje Ditën e Fundit

I logjikshëm është ai që gjithmonë e përkujton ditën e Fundit dhe nuk e harron atë, e di se tek Allahu Madhëruar do kthehet, para Tij do të qëndrojë dhe për çdo gjë të vogël apo të madhe do të pyetet.

Fudajl bin Ijad (Allahu e mëshiroftë!) iu drejtua një personi dhe e pyeti: “Sa vjeç jeni?”

Njeriu i tha: Gjashtëdhjetë vjeç.

Fudajli tha: “Që gjashtëdhjetë vjet je duke ecur drejt Zotit tënd dhe pothuajse ke arritur.”

Njeriu i tha: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Fudajli tha: “A e dini kuptimin e saj?”

Ai tha: Jo!

Fudajli tha: “Ai i cili e di se është rob i Allahut dhe tek Ai do të kthehet, atëherë ta dije se ai para Allahut do të qëndrojë (ditën e Gjykimit). Kush e di se para Allahut do të qëndrojë, atëherë le ta dijë se do të pyetet. Kush e di që do pyetet, atëherë le të përgatisë përgjigjen për pyetjen.”

O ti që bën padrejtësi!
Dije se tek Allahu do të kthehesh dhe para Tij do të qëndrosh.

O ti që ha kamatën (dhe me të punon)!
Dije se tek Allahu do të kthehesh dhe para Tij do të qëndrosh.

O ti që merr rrushfetin!
Dije se tek Allahu do të kthehesh dhe para Tij do të qëndrosh.

O ti që bën kurvëri!
Dije se tek Allahu do të kthehesh dhe para Tij do të qëndrosh.

“Tebsirul-Enam bil-hukuki fil-islam”

Përktheu: Unejs Sheme

You may also like...