Për atë burrë që e largon gruan nga shtrati

Tregohet se një grua shkoi te prijësi i besimtarëve, Umer ibën El Hatabi, e në shoqërinë e tij ndodhej Aliu, ndërsa në një tjetër transmetim thuhet Ubeji dhe gruaja tha:
“O prijësi i besimtarëve, bashkëshorti im ditën agjëron ndërsa natën e kalon duke u falur.” Umeri tha: “Sa burrë i mirë e i devotshëm qenka bashkëshorti yt!” Gruaja përsëri tha: “O prijësi i besimtarëve, bashkëshorti im ditën agjëron ndërsa natën e kalon duke u falur.” Umeri përsëri tha: “Sa burrë i mirë e i devotshëm qenka bashkëshorti yt!”
Aliu, apo Ubeji e kuptoi se çfarë kishte gruaja për qëllim dhe tha: “O prijësi i besimtarëve, kjo grua po të ankohet për bashkëshortin e saj, se ai e kalon gjithë kohën në adhurim e nuk i plotëson detyrimet bashkëshortore.”
Umeri tha: “Derisa arrite të kuptosh këtë, atëherë ti do të gjykosh mes tyre!” Tha: “Thirreni bashkëshortin e saj!” E kur ai erdhi, gruaja tha:
I shtrenjti im për shtrat ka marrë xhaminë
Natën s’fle gjumë, por në namaz e gdhinë
E gruas i ka lënë për shoqëri vetminë
Bashkëshorti i saj tha:
Më largoi nga shtrati i saj ajo që ka zbritur
Surja En Nahël dhe shtatëshja e ndritur
Unë jam një njeri të cilin e ka tmerruar
Frika nga dënimi i Zotit të Madhëruar
Aliu, apo Ubeji, tha:
Ndaj saj ti ke detyrime, o rob i mirë
Një ditë në katër asaj përkushtoja
E lëri justifikimet e mos harro
Do të japim llogari edhe për to.

Shkëputur nga libri “Gjynahu i Kobshëm”, faq 163

You may also like...