Pala e Allahut dhe pala e shejtanit

Njerëzit në këtë dynja janë në dy fraksione:

  1. Pala e Allahut
  2. Pala e shejtanit.

Pala e Allahut: Ata janë të kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem si Profet dhe të Dërguar.

Janë ata që i përgjigjen Allahut dhe të Dërguarit të tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur i ftojnë në atë që u jep jetë atyre.

Janë ata që kur Allahu Madhëruar dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i urdhërojmë ata thonë: Dëgjuam dhe u bindëm!

Janë ata që adhurojnë Allahun një e të vetëm, pasojnë vetëm të Dërguarin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe ndjekin vetëm rrugën e sahabëve radijAllahu anhum. Këta janë pala e Allahut për të cilën Allahu Madhëruar ka thënë: “Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut. Ata që marrin për mik e mbrojtës Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dinë se) pa dyshim, pala e Allahut do të jetë fituese.”[1]

Pala e Allahut janë atë për të cilën Allahu Madhëruar ka thënë: “Allahu ka vendosur: “Unë dhe të dërguarit e Mi do të triumfojmë me siguri!” Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm. Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat e tyre dhe i ka fuqizuar ata me shpalljen e Vet. Ai do t’i shpjerë ata në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata, por edhe ata do të jenë të kënaqur me Të. Ata janë Pala e Allahut dhe, vërtet që Pala e Allahut do të jetë fituese.[2]

Ndërsa pala e shejtanit: Janë ata që adhurojnë shejtanin.

Janë ata që i përgjigjen shejtanit kur ai i fton në atë që i turpëron ata.

Janë ata që kur Alalhu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i urdhërojnë ata thonë: Dëgjuam dhe kundërshtuam!

Janë ata që ndjekin rrugën e kriminelëve dhe kanë lënë rrugën e besimtarëve.

Këta janë pala e Allahut për të cilët Allahu Madhëruar ka thënë: “Ditën, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij, ashtu siç të betohen ty tani, duke menduar se kjo do t’u sjellë dobi. Në të vërtetë, pikërisht ata janë gënjeshtarët! Ata i ka vënë poshtë djalli dhe i ka bërë që të harrojnë përmendjen e Allahut. Ata janë pala e djallit; në të vërtetë, pala e djallit janë humbësit. Ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dëguarin e Tij, do të jenë në shkallën më të poshtëruar.”[3]

Shiko, o rob i Allahut, a je ti prej atyre që i përgjigjen shejtanit?

A je ti prej atyre kur shejtani i urdhëron me diçka ata e zbatojnë dhe kur i ndalon ata përmbahen (largohen)?

A je ti prej atyre që kur të urdhëron Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ti thua: Dëgjuam dhe kundërshtuam?

Dije, se pala e Allahut janë të shpëtuarit në dynja dhe botën Tjetër. Ata janë triumfuesit në dynja. Ndërsa pala e shejtanit janë të humburit në dynja dhe botën Tjetër.

 

“El-Akideh Euelen” vëll. 4

Përktheu: Unejs Sheme

 

[1] Maide, 55-56

[2] El-muxhadile, 21-22

[3] El-Muxhadile, 18-20

facebook

You may also like...