Numri i rekateve dhe tekbireve të namazit te Bajramit

Numri i rekateve dhe tekbireve të namazit te Bajramit

Namazi i Bajramit është me dy rekate. Bën shtatë herë tekbire në rekatin e parë, para fillimt të leximit dhe bën tekbir në rekatin e dytë, pesë herë para fillimit të leximit. Këto tekbire janë pas tekbirit fillestar.
Nga Ibn Abasi përcillet se Profeti (salallahu alejhi ue selem) fali namazin e fitrit dy rekate dhe nuk u fal as para dhe as pas tij, pastaj u afrua te gratë – me të ishte Bilali – dhe i urdhëroi ato për sadaka. Gratë filluan të jepnin sadaka vathët dhe varëset e tyre.”
Buhari dhe Muslimi
Përcillet se Umeri (radijallahu anhu) ka thënë: “Namazi i Kurban Bajramit është dy rekate, i Fitër Bajramit dy rekate, namazi i udhëtarit dy rekate dhe namazi i xhumasë dy rekate. Këto janë të plota dhe nuk është mangësi e fjalës së të Dërguarit tuaj (salallahu alejhi ue selem).”
Nesaiu dhe e saktesoi Albani
Nga Aishja përcillet se i Dërguari i Allahut, në namazin e Fitër
Bajramit dhe Kurban Bajramit, bënte shtatë tekbire në rekatin e parë dhe në të dytin pesë tekbire, përveç tekbireve të rukusë.
Ebu Daudi dhe e saktesoi Albani
Nga Abdullah bin Amr bin el Asi përcillet se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Tekbiri në namazin e Fitrit është shtatë herë në rekatin e parë, pesë herë në rekatin e dytë dhe leximi është pas tyre.”
Në të dy rekatet lexohet surja Fatiha, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk ka namaz ai që nuk lexon Fatihanë e Librit.”
Buhariu dhe Muslimi
Në të dy rekatet lexon me zë pas Fatihasë atë që e ke më të lehtë nga Kurani dhe është e pëlqyeshme që të lexosh suren Kaf në të parin dhe Kamer në të dytin, ose suren A’la në të parin dhe suren Gashije në të dytin.
Ubejdullah bin Abdullah bin Utbe përcjell se Ebi Uakid el-Lejthi ka thënë: “Më pyeti Umer bin el Hatabi se çfarë lexoi i Dërguari i Allahut në (namazin) ditën e Bajramit dhe i thashë:
‘Kaf, pasha Kur’anin e lavdishëm’ (d.m.th. suren Kaf) dhe:
‘U afrua Kijameti dhe u ça hëna.’ (d.m.th. suren Kamer)
Nga Numan bin Beshiri përcillet: “I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) lexonte në dy Bajramet dhe në ditën e xhuma:
‘Madhëroje Zotin tënd më të Lartin…’ (suren A’la) dhe:
‘A të ka ardhur ty lajmi për belanë e madhe…’ (suren Gashije).
Më tha: ‘Edhe nëse ndodh që të bashkohet Bajrami dhe xhumaja në një ditë të vetme, lexon të njëjtat sure në të dyja namazet.’
Muslimi

You may also like...