займы онлайн

Nuk i pranohen adhurimet, pa plotësimin e këtyre dy kushteve

Dije, se robit të Allahut nuk i pranohen adhurimet, pa plotësimin e këtyre dy kushteve, ato janë;

1. Pasimi i sunetit (tradites profetike) dhe

2. Sinqeriteti.

Njerëzit, në lidhje me këto dy kushte, ndahen në katër ekategori:
1. Ata të cilët veprat, adhurimet e tyre i bëjnë sipas udhëzimit profetik (pasimit të sunetit) si dhe me sinqeritetin e plotë ndaj Allahut xhele ue ala.
Fjalët e tyre, dhënien e pasurisë së tyre, dashurinë dhe urrejtjen të gjitha këto i bëjnë vetëm për hirë të Allahut xhele ue ala.
Adhurimi, vepra më e mirë është ajo më e qëlluara, pra, e vepruar sipas sunetit dhe me sinqeritet.
Çdo vepër, adhurim i cili bëhet pa njërën nga këto dy kushtet, ai adhurim nuk ia ngritë njeriut gradat tek Allahu, por veçse e largon nga Allahu, ngase Allahu nuk pranon që adhurimet të kryhen me hamendje dhe me devijime.

2. Ata të cilët kryejnë adhurimet, duke mos pasuar asnjërën nga këto dy kushte, as pasimin e sunetit dhe as sinqeritetin, këta janë krijesat më të këqija.
Këta i bëjnë adhurimet e tyre dhe i zbukurojnë për hirë të lëvdatave të njerëzve.
Të tyre janë në një rrezik dhe humbje të madhe në dunja dhe në ahiret.
Të tillë ëndrrojnë dhe presin lëvdata nga njerëzit për kryerjen e veprave të mira.

3. Ata të cilët kryejnë adhurimet me sinqeritet, por duke mos pasuar sunetin profetik.

4. Ata të cilët kryejnë adhurimet sipas sunetit profetik, porse pa sinqeritet.
Sikur, luftëtarët të cilët luftojnë në rrugën e Allahut për t’u treguar trim, për të grumbulluar pasuri.
Lufton që t’i thojnë njerëzit trim.
E kryen haxhin që t’i thonë njerëzit haxhi.
Lexon që t’i thonë njerëzit lexues.
Shkruan që t’i thonë njerëzit shkrimtarë, etj.

Suad Shabani

You may also like...