Njerëzit ndahen në falënderues dhe në jofalënderues

Njerëzit ndahen në falënderues dhe në jofalënderues

Më e urryer tek Allahu është mosfalënderimi dhe mosfalënderuesit, ndërsa më të dashur janë falënderimi dhe falënderuesit. Allahu i Lartësuar për njeriun ka thënë: “Natyrisht që Ne i treguam atij rrugën e drejtë, që ai të jetë ose mirënjohës ose mosmirënjohës.”(El-Insan: 3).

Sulejmani -alejhi selam- ka thënë: “Kjo është nga dhuntitë e Zotit tim, për të më provuar a jam mirënjohës apo mohues. Kush falendëron, e bën për të mirën e vet, e kush mohon (ta di se) Zoti im është i Vetëmjaftueshëm dhe Dhurues.” (En-Neml: 40) “.

(Kujtoje) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia, por nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë.”(Ibrahim: 7).

You may also like...