займы онлайн

Një vepër e urryer gjatë namazit

Nga Abdullah bin Abbasi radijAllahu anhuma përcillet të ketë thënë:

“Është e urryer që njeriu të niset drejt namazit me përtesë. Përkundrazi, ai duhet të niset me fytyrë të qeshur, me dëshirë të flaktë dhe me gëzim të thellë, ngaqë ai (gjatë namazit) i pëshpërit Allahut të Madhërishëm. Ndërkohë që Allahu i Madhërishëm është përpara tij; ia fal mëkatet dhe i përgjigjet nëse i lutet.”

Pastaj e lexoi këtë ajet: “Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë.” (En-Nisa, 142) “Et-Tergibu uet-Terhibu” i El-Asbehanit, fq. 1904)

Ngritja me përtesë për në namaz me xhemat kthehet tek njohuria e dobët e zemrës rreth vlerës dhe pozitës së tij.

Sikur zemrat të kishin njohuri për pozitën e namazit, atëherë prej tyre do të largohej shpërfillja, vonesa dhe dembelia karshi tij.

Shejh AbduRrezzak El-Bedr (Allahu e ruajttë)
www.al-badr.net

facebook

You may also like...