Nje pune e vogel me nje shperblim te madh

Dhikr i lehtë, shpërblim i madh!

Nga Ebu Ajjash – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcillet se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë:

“Kush thotë kur zgjohet: ‘La ilahe il lall llahu uahdehu la sherike leh lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kul li shej’in kadir’ ka shpërblim sikur të kishte liruar një rob nga bijtë e Ismailit – sal lall llahu alejhi ue sel lem – (nga arabët), i shkruhen 10 sevape dhe i fshihen 10 gjynahe, ngrihet 10 gradë dhe është i mbrojtur prej shejtanit derisa të vijë mbrëmja.
E nëse e thotë atë kur ngryset do të ketë të njëjtin shpërblim deri në mëngjes”

El Hafidh Ibn Haxher ka thënë në “Netaixhul efkar fi takhrixhi ehadithil edhkar”: Ky është hadith i saktë.

You may also like...