Nënat që rriten Profetin Muhamed alejhi selam

Gratë që rritën pejgamberin

E para është nëna e tij Emine Bintu Ueheb Ibn Abdul-Menaf  Ibn Zehrah Ibn Kilabi.

Pastaj vijnë Thuvejba, Halimeja, Shejma e bija e Halimes, e cila qe njëkohësisht motra e Profetit prej gjidhënies. Ajo e rriti Profetin bashkë me nënën e saj. Ishte ajo që erdhi me delegacionin e Hauazinit, e që Pejgamberi ia shtroi poshtë rrobën e tij, në mënyrë që ajo të ulej siç i takonte.

Ndër to ishte edhe e mira, e nderuara, Ummu Ejmen Berakeh Habeshijeh, e cila qe një robëreshë që Pejgamberi e kishte trashëgimi nga i ati. Ajo ka qenë kujdestarja e tij. Pejgamberi e martoi atë me mikun e tij, Zejd Ibn Harithen. Me Zejdin ajo lindi Usamen.

Pas vdekjes së Profetit , asaj i bënë vizitë Ebu Bekri dhe Omeri, të cilët e gjetën duke qarë. Ata i thanë: “Përse qan, o Ummu Ejmen? Ajo çka gjendet tek Allahu është më e mirë për të Dërguarin e Tij.” Ajo tha: “Unë e di se ajo që gjendet tek Allahu është më e mirë për Profetin e Tij, e s`po qaj për këtë, porse qaj për shkëputjen e mesazhit hyjnor.” Me këto fjalë ajo i bëri edhe ata të dy për të qarë, prandaj filluan edhe ata të qanin.[1]

[1] Muslimi, nr. 2454.

Zead el Mead

Ibn Kajim el Xheuzije

You may also like...