Ne ju kemi krijuar prej tokës, aty do t’ju kthejmë

Allahu Madhëruar thotë: “Por shejtani i shtyu ata të dy që të gabonin në të dhe i nxori ata nga ajo ku ishin. Ne u thamë: “Zbritni! Ju jeni armiq të njëri-tjetrit. Në tokë do të keni vendqëndrim dhe jetesë deri në një kohë të caktuar.” El-Bekare, 36

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): “Mustekarrun” vendqendrim. Do të jetoni në të (Tokë) gjithë kohën e jetës suaj. Siç ka thënë I Madhëruari: “Ne ju kemi krijuar prej tokës, aty do t’ju kthejmë dhe nga ajo do t’ju nxjerrim edhe një herë tjetër.” Taha, 55

Pra, vendqëndrimi i bijve të Ademit (njerëzve), jetesa e tyre, vdekja e tyre dhe ringjallja e tyre është në tokë. Ndërsa ata -jobesimtarët- tani mundohen të ngjiten në Hënë dhe Mars me qëllim për të banuar atje. Por Allahu nuk e ka bërë vendqëndrimin e bijve të Ademit në hapësirë. Përkundrazi, Ai e ka bërë atë të jetë në tokë. Prandaj dhe ata – jobesimtarët- dështuan (të ngjiten në Hënë dhe Mars). El-hamdulilah!

Durusu et-tefsir fil-mesxhidil-haram vëll. 1
Përktheu: Unejs Sheme

You may also like...