Në dy begati janë të mashtruar shumica e njerëzve.

0
1039

Nga Ibën Abbasi radijAllahu anhuma transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Në dy begati janë të mashtruar shumica e njerëzve, e ato janë shëndeti dhe koha e lirë.” Transmeton Buhariu.

Shpjegimi

Autori, Allahu e mëshiroftë, transmeton nga Ibën Abbasi radijAllahu anhu- ma, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Në dy begati janë masht- ruar shumica e njerëzve, e ato janë shëndeti dhe koha e lirë.” Në këto dy lloj begatish mashtrohen shumë njerëz. Ndodh kështu sepse njeriu kur është i shëndet- shëm, mund t’i kryejë ato që Allahu e ka urdhëruar dhe mund të largohet nga ajo që Allahu e ka ndaluar sepse e ka trupin të shëndetshëm, gjoksin e ka të hapur dhe zemrën e qetë, ka edhe kohë të lirë. Nëse ky njeri ka një vend për të qëndruar dhe ka atë që i mjafton për të jetuar, ai konsiderohet i lirë.
Nëse njeriu është i lirë dhe i shëndetshëm, do të mashtrohet shumë prej kësaj sepse shumica e kohës sonë po humb kot, pa përfitim. Ne nuk e kuptojmë këtë mashtrim në dunja, por do ta kuptojmë vetëm atëherë kur të na vijë agonia e vdekjes dhe në Ditën e Kiametit. Argument për këtë është fjala e Allahut az-ze ve xhel-le:

“Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jo besimtarëve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë. ” (El-Mu’minunë: 99-100).

Gjithashtu Allahu thotë në suren “El Munafikun”:
“Prandaj jepni prej atyre që ju kam dhënë Unë, para se t’i vijë vdekja ndonjërit e ai të thotë: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshë dhe do të bëhesha ndër të mirët! Por Allahu nuk ia shtyn afatin asnjë shpirti, që i vjen koha (e vdekjes); Allahu e di mirëgjithçka që bëni ju. ’’ (El-Munafikun: 10-11)

Realiteti është se koha po na ikën kot, nuk përfitojmë prej saj e as nuk i bëj- më dobi asnjërit prej robërve të Allahut dhe nuk pendohemi për këtë vetëm se atëherë kur na afrohet vdekja. Njeriu shpreson që t’i jepet një rast, qoftë edhe një minutë, që ta shfajësojë veten, por kjo nuk ndodh.

Ndodh që njeriut mos t’i humbin këto dy begati me vdekjen e tij, por mund t’i humbin para se të vdesë, sepse ndodh të sëmuret e të mos mund t’i kryejë obli- gimet që i ka obliguar Allahu, ndodh të sëmuret, t’i ngushtohet gjoksi e të lodhet, ndodh të preokupohet me kërkimin e riskut për veten dhe familjen e tij e kështu t’i humbin shumë adhurime.

Njeriu i mençur duhet ta shfrytëzojë shansin e shëndetit dhe kohës së lirë në adhurim ndaj Allahut az-ze ve xhel-le aq sa ka mundësi: nëse është lexues i Kur’anit le të shpeshtojë leximin e tij, nëse nuk e di leximin e Kur’anit le të shpeshtojë përmendjen e Allahut az-ze ve xhel-le, e nëse nuk ka mundësi ta bëjë këtë, atëherë le të urdhërojë për të mirë dhe të ndalojë nga e keqja apo të japë atë që mundet, qoftë ndihmë materiale qoftë sjellje të mira. Të gjitha këto janë vepra të mira që na ikin kot. Njeri i mençur është ai që shfrytëzon shanset: shansin e shëndetit dhe të kohës së lirë.

Këtu kemi argument se begatitë e Allahut az-ze ve xhel-le dallojnë njëra prej tjetrës, kurse begatia më e madhe me të cilën e begaton Allahu az-ze ve xhel-le njeriun është begatia e Islamit, nga e cila Allahu az-ze ve xhel-le i ka humbur shumë njerëz. I Lartmadhëruari thotë:

“Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. ” (El-Maide: 3).

Nëse njeriu sheh se Allahu e ka begatuar me Islam dhe ia ka hapur gjoksin në të, kjo është begatia më e madhe.

E dyta është begatia e mendjes, logjikës. Kur secili prej nesh sheh ndonjë të sëmurë mendor, i cili nuk di të sillet mirë, që ndodh të dëmtojë veten dhe fami- Ijen, atëherë e falënderon Allahun az-ze ve xhel-le për këtë begati vërtet të madhe.

E treta është dhuntia e sigurisë në vend, një begati e madhe. Do të sjellim një shembull nga baballarët dhe gjyshërit tanë, Kur mbizotëronte frika e madhe në këtë vend, kemi dëgjuar se kur ndonjëri prej tyre dilte në namazin e sabahut, mbante me vete armë nga frika se mos e sulmonte dikush. Pastaj përmendim shembullin e Luftës së Gjirit, se si njerëzit ishin të tmerruar dhe filluan t’i mbyllin dritaret me qirinj nga frika se mos dikush hidhte diçka. Njerëzit ishin në tmerr të madh. Begatisë së sigurisë nuk i afrohet ndonjë begati tjetër përveç begatisë së Islamit dhe të mendjes.

Begatia e katërt që Allahu az-ze ve xhel-le na ka dhuruar në këtë vend është furnizimi me bollëk, i cili na vjen nga çdo vend. Ne jemi në gjendje të mirë dhe falënderimi i takon Allahut. Shtëpitë janë të mbushura me furnizime dhe një njeriu i shtrohen përpara të mira që u mjaftojnë dy, tre e më shumë njerëzve. Edhe kjo është begati, ndaj duhet ta falënderojmë Allahun az-ze ve xhel-le për to e t’u bindemi urdhrave të Tij në mënyrë që të na begatojë me shtimin e begative sepse Allahu ka thënë: “

(Kujto) Kur Zotijuaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’ju shtoj edhe më shumë begatitë e Mia, por nëseju mohoni mirësitë e Mia (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë. ” (Ibrahim: 7)

SHKEPUTUR NGA LIBRI “RIJADU SALIHIN”
AUTOR SHEJH UTHEJMIN ALLAHU E MESHIROFTE