Ndikimi i ushqimit haram

Ndikimi i ushqimit haram
Ka thënë shejh El feuazan në lidhje me ajetin kuranor: “ O ju të Dërguar, hani nga ushqimet e mira, të lejuara dhe veproni vepra të mira!”
Ky ajet tregon se ushqimi hallall, i lejuar e ndihmon besimtarin në kryerjen e veprave të mira dhe i bën ato të pranuara nga Allahu, ndërsa ushqimi haram e pengon dhe e bën njeriun dembel ndaj veprave të mira, prandaj do të shohësh se ata që ushqehen me haram janë nga njerëzit që qëndrojnë më larg adhurimit dhe bindjes së Allahut, sepse harami i ka rënduar barqet dhe zemrat e tyre.”
El minhatu err rrabanije: 144-145

You may also like...