Mos u merr me gabimet e njerëzve

… Hadith i cili na paralajmëron dhe na ndalon që të kemi mendim të keq për muslimanin, meç’rast Pejgamberi(salAllahu alejhi ve selem) thotë:
“Largojuni dyshimit, sepse dyshimi është fjala më e rreme, mos hulumtoni për njëri-tjetrin, mos keni zili njëri-tjetrit, mos urreni njëri-tjetrin por të jeni robër të Allahut vëllezër mes veti, ashtu siq ka urdhëruar Allahu”.

Në fillim të hadithit na ndalon që të kemi dyshim në muslimanin, sepse ajo është fjala më e rreme, të thuash filani është kështu, filani kështu duke mos patur nga Allahu ndonjë argument së pari, e pastaj edhe sikur të kesh argument që ta lejon të kesh dyshim në vëllanë tënd, prapë nuk të lejohet ta përgojosh, por duhet të nxitosh ta këshillosh dhe ta udhëzosh aty ku ti e din se është konform sheriatit. Kurse dyshimi i muslimanit për muslimanin e shtyen pastaj që t’i veproj këto gjëra të ndaluara, të cilat i përmendi Pejgamberi në vijim të këtij hadithi:

“Mos hulumtoni për njëri tjetrin” dmth mos hulumtoni gabimet e njëri-tjetrit duke e fyer, duke e akuzuar. Pra Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) në këtë hadith ndalon nga të hulumtuarit rreth informatave dhe gabimeve të muslimanit, mirëpo nëse hulumtimi rreth informatave të tij bëhet për arsye që të arrihet te hajri, atëherë s’ka gjë, kurse sa i përket hulumtimit rreth gabimeve dhe të metave të muslimanit, atëherë kjo nuk lejohet në asnjë rast, pra nuk lejohet të ndëgjoj fjalët e muslimanit me qëllim që të hulumtoj rreth gabimeve dhe të metave të tij dhe ta vë aty ku ai nuk është i kënaqur”

(Dijetari i madh Muhammed Nasirudin Albani, në Silisiletul Huda ven Nur)
(Jeton Bozhlani)

You may also like...