Mos u brengos nëse humb ndonjë gjë

Mos u brengos nëse humb ndonjë gjë

Ka thënë Abdullah bin Mes’udi radijallahu ‘anhu:
● Ka prej robërve të Allahut, të cilët synojnë të tubojnë pasuri të shumtë e të fitojnë pushtet dhe kjo u lehtësohet ta arrijnë!
Mirëpo, Allahu e sheh atë njeri nga mbi shtatë qiej dhe u thotë engjëjve: “Bëjani të pamundur që t’i arrij ato! Sikur t’ia mundësoja t’i arrinte ato, atëherë do ta fus në Zjarr!”
Kështu pra, Allahu ia pamundëson arritjen e tyre, ndërsa ai vazhdon të mendoj, e thotë: ‘Ma ka marrë atë gjë filani, e ka kapur atë dikush para meje!’
Kurse e vërteta e kësaj është se, kjo çfarë i ka ndodh, nuk është asgjë tjetër, pos, mirësia e Allahut të Lartësuar ndaj tij!”

📙 Sherh Usul I’tikad Ehlis-Sunne uel-Xhema’ah nga El-Lalikaij 4/740

U. Morina

You may also like...