Mos e vrit kohën tënde

Vlera e kohës dhe miresia e shfrytëzimit të saj.

Dije se koha është më e vlefshme se humbja e një casti të vlefshëm prej saj, sepse në librin e saktë shënohet që i Dërguari i Allahut [ salallahu alejhi ue selem ], ka thënë; ‘’Kush thotë; ‘’Larg të metave qoftë Allahu i Madhëruar, Atij i takojnë falënderimet’’, atij do ti mbillet një hurmë në Xhennet.’’’

Sa e sa orë humbet njeriu duke cuar dëm një shpërblim të madh. Këto ditë janë si fusha që mbillet, ku njeriut i thuhet; ‘’Sa herë që të mbjellësh një farë, Ne do të nxjerrim për ty njëmijë okë.’’ Pra, a i lejohet njeriut të mencur që të ndalë mbjelljen dhe të vonohet?

Ajo që të ndihmon të shfrytëzosh kohën është vetmia, shkëputja nga bota me satë mundesh, të mjaftuarit me selamin, ose të takuarit vetëm në rast nevojë dhe ushqimi i pakët, sepse ushqimi i tepërt shkakton gjumë të gjatë dhe humbjen e natës.

Ai që i hedh një sy historisë së ‘të parëve tanë’ dhe beson tek shpërblimi, do t’i sqarohet kjo që përmenda.

You may also like...