Mësoni se ku dallohen engjjëjt nga xhindët

1. Engjëjt u krijuan nga drita, kurse xhinët u krijuan nga zjarri pa tym.
Meqë ky është një dallim unik, ka edhe më shumë arsye që ata të dallojnë edhe në veprime.
2. Emrat e engjëjve dallojnë nga emrat e xhinëve në përgjithësi dhe në veçanti.
Emrat e engjëjve janë menduar për të Dërguarit, ata janë të Dërguar të Allahut.
3. Engjëjt u krijuan për t’iu bindur Allahut. Ata s’kanë vullnet të lirë që ta kundërshtojnë Allahun. Ndryshe nga xhinët, të cilëve Allahu u ka dhënë vullnet të lirë për t’iu bindur apo për ta kundërshtuar Atë, si njeriu. Kushdo që do të besojë në Allahun, mund ta bëjë këtë; kushdo që do ta mohojë Atë, mund ta bëjë këtë.
4. Engjëjt s’kanë dëshira, prandaj ata nuk hanë, nuk pinë dhe nuk martohen.
Xhinët hanë, pinë dhe martohen.
5. Engjëjt nuk e kundërshtojnë Allahun as për një moment të vetëm.
Shumica nga  xhinët janë mosbesimtarë. Në fakt, numri i mosbesimtarëve nga xhinët tejkalon  numrin e mosbesimtarëve nga njerëzit.
Ka njerëz që thonë se Harut dhe Marut ishin engjëj. Kjo s’është e vërtetë. Të dy ata ishin xhinë dhe transmetimet ku  përmendet se ata ishin xhinë, janë nga izraelitët.
Asnjë prej atyre transmetimeve  s’është i vërtetë.
6. Engjëjt janë shumë më të fuqishëm sesa xhinët.
S’mund të përfytyrohet fuqia e një engjëlli krahasuar me krejt xhinët. Merrni, për shembull, Engjëllin e vdekjes.
Ai është një dhe ka mundësi të marrë shpirtra në një çast kudo në botë.
7. Engjëjt janë më superiorë sesa xhinët në formë, në veprime dhe në gjendjet e tyre.
8. Numri i engjëjve është i pamasë.
Ai tejkalon numrin e xhinëve, njerëzve dhe kafshëve.
9. Allahu i ka krijuar engjëjt për t’i shërbyer birit të Ademit [njeriut].
Shumica e xhinëve, me në krye babanë e tyre, Iblisin, e devijojnë njeriun nga Rruga e Drejtë.
10. Engjëjt u shërbejnë xhinëve dhe i rregullojnë çështjet e tyre.
11. Engjëjt i shohin krejt xhinët gjatë gjithë kohës. Xhinët s’kanë mundësi t’i shohin  engjëjt, përveç nëse ata marrin formën që e mundëson dukshmërinë e tyre.
Sikur xhinët të kishin mundësi t’i shihnin engjëjt, kjo do ta hiqte një aspekt të besimit në diçka ta padukshme.
12. Allahu i krijoi engjëjt para xhinëve. Dëshmi për këtë është se engjëjt mbartin Fronin [Arshin].
Froni u krijua para qiejve dhe tokës dhe gjithçka mes tyre.
13. Engjëjt bëjnë pjesë në gjërat e padukshme që xhinët duhet të besojnë.
14. Engjëjt, me lejen e Allahut, kanë pushtet mbi xhinët.
Prandaj, engjëjt mund t’i shohin xhinët, t’i mposhtin ata dhe t’ua marrin shpirtrat.
15. Engjëjt në përgjithësi përshkruhen me lavdërim dhe me cilësi të vlefshme.
Shumica e xhinëve përshkruhen si pëshpëritës të së keqes, komplotues, mashtrues e zullumqarë.
16. Engjëjt s’janë përshkruar të jenë as meshkuj, as femra.
Arabët paganë i kanëpërshkruar engjëjt si femra. Xhinët janë meshkuj e femra.
17. Engjëjt u ndihmojnë pejgamberëve, të Dërguarve dhe pasuesve të tyre në veprat  e mira. Prej këtu vjen frymëzimi për të bërë mirë. Ibn Tejmije tha: “Frymëzimi për të kërkuar të vërtetën dhe për të bërë mirë vjen nga engjëjt. Ideja për të ndjekur një besim të prishur dhe për të bërë çrregullime frymëzohet nga shejtanët”. [Mexhmu 4/34]
18. Engjëjt jetojnë nëpër qiej, kurse xhinët jetojnë në vende të ndyra.
19. Engjëjt fluturojnë në formën që janë krijuar. Xhinët mund të fluturojnë vetëm nëse marrin tjetër formë nga ajo në të cilën janë krijuar.

Ahkamut Ta’amal ma’ el-Xhin nga shejh ebu Nasr Muhamed ibn Abdullah ibn el-Imam

You may also like...