займы онлайн

Mëkati i madh

Mëkati i madh- Shirku

Ai (shirku) është që t’i shoqërosh Allahut shok, ndërsa Ai të ka krijuar ty. Dhe (po ashtu) të adhurosh dikë tjetër bashkë me Të si; gurë, njeri, diellin, hënën, apo ndonjë profet, apo ndonjë shejh, xhinin, ndonjë yllë, engjëll etj.

Allahu Madhëruar thotë: “Vërtet, Allahu nuk fal që t’i bëhet shok Atij[142], kurse të tjerat përveç kësaj, ia fal kujt të dojë[1].”[2]

I Madhëruari thotë: “Pa dyshim, kushdo që i bën Allahut shok, Allahu ia ka ndaluar Xhenetin dhe vendi i tij do të jetë Zjarri.”[3]

Po ashtu i Madhëruari: “Me të vërtetë shirku është padrejtësia më e madhe.”[4] Ajetet në lidhje me këtë janë të shumta.

Kush i bën shirk Allahut të Madhëruar dhe vdes si mushrik, ai është prej banorëve të zjarrit. E kush beson në Allahun dhe vdes si besimtarë, ai është prej banorëve të xhenetit edhe nëse dënohet.

  1. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “A t’ju lajmëroj për mëkatet më të mëdha? T’i bësh shirk Allahut…” hadithi.[5]
  1. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Largojuni shtatë shkatërrueseve…”[6] prej tyre përmendi shirkun.
  1. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e ndryshon fenë e tij, vriteni.” Hadith autentik.[7]

“El-Kebairu”

Imam Dhehebiu (Allahu e mëshiroftë!)

Recensoi, nxorri hadithet dhe gjykoi për to

Shejh Mesh’hur bin Hasen Al Selman (Allahu e ruajttë!)

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Gjynahet e tjera përveç shirkut (shokvënies Allahut në adhurim, hyjnizim dhe atribute) dhe kufrit (mohimit të Allahut apo të diçkaje të ardhur nga Ai), qofshin ato gjynahe të vogla apo të mëdha, Allahu ia fal kujt të dojë, me shkaqet e ndryshme të faljes si: veprat e mira që fshijnë të këqiat, fatkeqësitë që i vijnë besimtarit në dynja, duaja e besimtarëve për njëri-tjetrin, dhe mbi të gjitha keto, mëshira e Tij të cilën e meritojnë më së shumti besimtarët dhe njësuesit e Tij. Ndryshe nga idhujtari, i cili ia ka mbyllur vetes dyert e mëshirës dhe atij nuki bëjnë dobi punët e tjera të mira përderisa i bën Allahut shok, sepse Allahu nuk fal asnjë gjynah të shoqëruar me shirk, apo nga ai që bën shirk.

[2] En-Nisa, 48

[3] El-Maide, 72

[4] Lukman, 13

[5] E ka nxjerr Buhariu në kapitullin “Esh-Shehadetu” tema: “Ma kile fi shehadetuz-zur” (5/261 me nr. 2654) dhe Muslimi në kapitullin “El-Ijman” tema: “Bejanul-kebair ue Ekberuha” (1/91 me nr. 87) nga Ebu Bekrate radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “A dëshironi t`ju tregoj për mëkatet më të mëdha?” Këtë e përsëriti tri herë. Thanë (sahabët): Po, o i Dërguari i Allahut. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “T’i bësh shirk (shok) Allahut dhe mosrespektimi i prindërve.” Pastaj u ulë pasi ishte i mbështetur dhe tha: “Vini re! Fjalët (dëshmia) e rreme.” Vazhdoi duke e persëritur (këtë fjalë) derisa thamë: Ah sikur të kishte heshtur.”

[6] E ka nxjerr Buhariu në kapitullin “El-Uesaja” tema: “Fjala e Allahut të Madhëruar “Vërtet, ata të cilët e hanë në mënyrë të padrejtë pasurinë e jetimëve, nuk fusin në barqet e tyre veçse zjarr dhe do të përvëlohen në zjarr flakërues” (5/393 me nr. 2766) dhe Muslimi në kapitullin “El-Ijman” tema: “El-Kebairu ue Ekbaruha” (1/92 me nr. 89) nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu; nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Largojuni shtatë shkatërrueseve.” Thanë: O I Dërguari I Allahut! Cilat janë ato? Tha: “Ti bësh shirk Allahut, magjia, vrasja e atij që e ka ndaluar Allahu veçse me të drejtë, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, dezertimi (nga lufta) ku gjindesh përballë armikut dhe shpifja ndaj besimtareve të pastërta e të pafajshme.”

[7] E transmeton Buhariu kapitulli “El-Xhihad” tema: “La juadhib bia adhabilah” (6/149 me nr. 3017) etj.

You may also like...