Mëkatet bëhen shkak për mos plotësimin e duas

MËKATET BËHEN SHKAK PËR PRIVIMIN NGA LUTJA E TË DËRGUARIT TË ALLAHUT (A.S) DHE ENGJËJVE

Mëkatet bëhen shkak për privimin e njeriut nga lutja e Profetit (a.s) dhe e engjëjve, sepse Allahu e ka urdhëruar profetin e Tij që të kërkojë falje për besimtarët dhe besimtaret. Allahu thotë:

“Ndërsa ata, engjëjt, që mbartin arshin dhe ata që janë rreth tij, e lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten që t’i falë besimtarët, (duke thënë): “Zoti ynë! Me mëshirën Tënde ke përfshirë gjithçka, prandaj fali ata që u penduan dhe që ndoqën rrugën Tënde e ruaji nga dënimi i Xhehenemit. Zoti ynë, futi në Xhenetet e Adnit që ua ke premtuar, ai dhe ata që ishin të mirë prej baballarëve, grave dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti! Mbroji ata prej të këqijave, sepse atë që e mbron, e ke mëshiruar dhe ai është shpëtimi i madh.”[1]

Kjo është lutja e engjëjve për besimtarët që janë penduar, që e ndjekin librin e Tij dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij. Askush tjetër, veç këtyre njerëzve, nuk ka shpresa për përgjigjen ndaj lutjes, nëse nuk i ka plotësuar cilësitë e atij, për të cilin bëhet lutja.

[1] – El-Gafir 7-9.

Titulli në shqip: “Sëmundja dhe Ilaçi”
Autori: Ibn Kajjim el Xheuzije (751h)

You may also like...