Mbreti qё kёrkonte lumturinё

Mbreti qё kёrkonte lumturinё

Njё herё mbreti i tha oborrtarit tё tij se pse shёrbёtori im qё nuk zotёron asgjё ёshtё mё i lumtur dhe mё i qetё se unё qё zotёroj gjithҫka? Oborrtari i tha: Nёse do qё ta dish, atёherё shko nё mbrёmje, fshehurazi tek porta e shtёpisё sё shёrbёtorit dhe lёr nё prag tё saj njё qese me 99 dinar dhe njё letёr nё tё cilёn i tregon se ato janё dhuratё pёr ty, por nё vend tё 99 dinarёve thuaji qё janё 100 dinar. Mbreti veproi siҫ e kёshilloi oborrtari i tij dhe kur shёrbёtori gjen qesen me dinar i numёron ato dhe sheh se nuk janё 100 dinar, siҫ ishte shkruajtur nё letёr, por vetёm 99. Ai mendon se njё dinar duhet tё ketё rёnё nё oborr dhe gjithё natёn bashkё me familjen e tij, kёrkojnё pёr dinarin, por nuk e gjejnё. Tё njёjtёn gjё bёjnё edhe tё nesёrmen, por pёrsёri nuk e gjejnё dhe tё mёrzitur grinden midis tyre.
Kur shёrbёtori vjen ditёn pёr ti shёrbyer mbretit, ai ishte i lodhur dhe i mёrzitur nga mosgjetja e dinarit tё 100.
Atёherё mbreti e kuptoi shkakun qё nuk ndihej i qetё dhe i lumtur.

Pra ne harrojmё 99 mirёsi qё na ka dhёnё Allahu dhe mёrzitemi e mendojmё vetёm pёr njё mirёsi qё nuk e kemi.

You may also like...