Lajmëroje botën se cili ishte Muhamedi alejhi selam!

Është ai i cili i mbrojti të drejtat e njerëzimit 1400 vjet më parë.

Ruajti të drejtat e burrit, gruas dhe fëmijës.

Urdhëroi për dashuri dhe harmoni midis të afërmëve dhe fqinjëve.

Ndërtoi raportet e bashkëjetesës ndërmjet muslimanëve dhe jomuslimanëve.

Organizoi marrëdhëniet familjare, të cilat i garantojnë babait dhe nënës të drejta të mëdha mbi fëmijët e tyre.

Ndaloi padejtësinë, thirri në drejtësi, dashuri, bashkim dhe në bashkëpunim për të mirën.

Ndaloi nga veprat e këqija si vjedhja, vrasja, mashtrimi etj.

Ftoi për të ndihmuar nevojtarin, për të vizituar të sëmurin dhe për të këshilluar njëri-tjetrin.

Është ai i cili ndryshoi jetën dhe karakterin tonë nga i keq në të mirë.

Pra a e kuptuat pse të gjithë ne e duam Muhamedin alejhi selam?

You may also like...