Kush vdes dhe s’e ka kryer haxhin pa ndonjë arsye

Kush vdes dhe s’e ka kryer haxhin pa ndonjë arsye

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): Kush vdes dhe nuk e ka kryer haxhin duke pasur mundësi për kryerjen e tij, është detyrë të kryet haxhi për të. Qoftë e ka lënë amanet (në testament) një gjë të tillë apo nuk e ka lënë. “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll 16 dhe 21

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!): Personi që ka vdekur dhe s’e ka kryer haxhin -duke mos patur asnjë arsye- haxhi për të nuk bëhet.

Shejh Husejn el-Auejsheh (Allahu e ruajttë!) përcjell nga shejh Albani se ai (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Shihet te shkaku për të cilën nuk e ka kryer haxhin personi i vdekur. Nëse ai ka qenë i preokupuar me dynjanë dhe nuk ka pasur arsye, atëherë haxhi për të nuk kryet. Pra, nuk bëhet haxhi për të veçse në rast kur ka arsye legjitime dhe s’ka mundësi për kryerjen e haxhit. “El-Meusuah el-fik’hijeh” vëll. 4 dhe “Fetaua esh-Shejh el-Albani fil-Medineh el-Imarat (129-130).

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Disa dijetarë thonë se nuk kryet haxhi për të (të vdekurin që ka pasur mundësi gjatë jetës por s’e ka kryer). Edhe sikur të kryet haxhi për të qoftë dhe një mijë (1000) herë ai (haxhi) nuk pranohet. Domethënë se personi i vdekur nuk shpëton nga obligimi që ka lënë. Dhe kjo fjalë është e vërteta (e sakta), sepse ky person ka lënë një adhurim që e ka pasur vaxhib kryerjen e tij –ku obligohet kryerja e tij menjëherë- pa pasur ndonjë arsye. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 21, “Esh-Sherh el-Mumti’i” vëll. 7 dhe Sherh el-Erbain en-Nevevijeh”.

Përktheu: Unejs Sheme

You may also like...