займы онлайн

Kush po ja prish namazin muslimaneve në xhamia?

Pasi qe xhamite jane vendet me te mira dhe me te dashura tek Allahu i lartesuar, ato edhe perfshijne cdo te mire, jane vende nenshtrimi, burim i besimit, lumturia e zemrave, ku Allahu ua lejoi roberve ngritjen e tyre qe te permendet Emri i Tij, qe te falet aty namazi, qe te jete pikenisje e diturise, qender e ndricimit dhe drites se Tij, minber i udhezimit dhe miresise. Ate e prijne besimtaret, aty bashk- ohen te devotshmit, perkujtohen aty perkujtuesit, aty gjen ate qe ben tesbih, permendesin e Allahut, lutesin, lexuesin e Librit te Allahut, ate qe bie ne ruku dhe ne sexhde; ku te gjithe keta, i frikesohen dites kur do te tronditen zemrat dhe shikimet.
Ne xhamia mprehen zemrat dhe qetesohen shpirterat, largohet lodhja dhe arrihet rehatia, zmadhohet lidhja mes njeriut dhe Zotit te tij. Sa ndikim madhehtor eshte ky, sa dobi dhe perfitim i rendesishem, gezimi i syrit te besimtarit, ngrohtesia e zemrave te te devotshmeve, dhe hareja e shpirtrave te muslimaneve.

Ne lidhje me vleren e xhamise, ndertimit te saj dhe kuj- desit per te ekzistojne citate te shumta si ne Kur’an ashtu edhe ne Sunet, te cilat, te gjitha aludojne haptazi ne madheshtine e pozites dhe cmueshmerise se saj, dhe rendesine e kujdesit dhe ndertimit, pastrimit dhe mirembajtjes permes nenshtrimit ndaj Allahut te madheruar; Allahu i plotfuqishem thote: “Xhamite e Allahut i mirembajne vetem ata qe besojne Allahun, Diten e Fundit, falin namazin, japin zekatin dhe qe nuk i frikohen askujt, pervec Allahut. Keta jane ata, qe jane ne rrugen e drejte” (Kur an, 9:18).

Xhamia gjithashtu ka shenjterine dhe vendin e saj ne zemrat e besimtareve, ata e cjmojne vleren e saj, kujdesen shume per te varesisht nga fuqia e besimit te tyre ne Allahun dhe Diten e Fundit, dhe mirembajtja e xhamise perfshin ndertimin, pastrimin, namazin, permendjen e Allahut dhe pune tjera.

Mirepo, per fat te keq, ekziston nje dhimbje ne zemrat e shumices se muslimaneve per shkak te perseritjes se nje vesi te shemtuar ne kohet tona neper xhamia, qe permban bezdisje te madhe ndaj muslimaneve ne namazet dhe adhurimet e tyre, ua humb peruljen dhe koncentrimin drejt Zotit te tyre. E tere kjo, nga nje grup njerezish te papergjegjshem, te cilet sikur nuk u intereson fare kjo ceshtje, edhe pse ceshtja -pasha Allahun- eshte me shume rrezik.

Eshte fjala per zerat muzikor, degjimi i te cileve neper xhami perseritet shpesh, apo me mire te themi veshtire se ndonje namaz, ose ruku apo sexhde shpeton nga degjimi i atyre muzikave. Sikur para njezete apo tridhjete viteve t’i kishe thene dikujt: a mund ta paramendosh se nje dite prej diteve do te degjohet muzika brenda xhamive? Do te ishte pergjigjur: Kjo eshte nje iluzion dhe s’ka mundesi; e kush do ta kishte besuar se kjo do te ndodhte ne xhamia?!

Erdhem ne kete gjendje -ne umeti islam- qe keto muzi¬ka te shemtuara dhe irrituese te degjohen ne Shtepite e Allahut?! Ku eshte shenjteria e xhamive?! A ka humbur pozita e tyre ne zemrat tona?! Ku eshte interesi yne per te drejtat e vellezerve tane namazfales?! Ku eshte devotshmeria jone ndaj Allahut?! (Cu be me shenjterimin tone te Shenjave te Allahut te madherishem, nese gjendemi ne kete gjendje te perserishtme?! Megjithese secili qe hyn ne
xhami ka mundesi ta mbyll telefonin e vet, ose ta beje te heshtur, por, shumica e njerezve nuk merzitet per kete e as qe u intereson kjo. Ndaj eshte bere e zakonte qe namazfalesit te degjojne muzike gjersa jane ne sexhde, ne ruku, ne lutjet e tyre, gjate tesbihut. Njeriu sic eshte duke bere tesbih dhe duke permendur Allahun e madherishem, kur ja ne moment vije nje ze carravites i larte brenda xhamise!!
O pronar i atij celulari, xhamia ka shenjterine e saj, po ashtu edhe namazfalesit meritojne respektin dhe te drejten e tyre. Nese brenda xhamise nuk lejohet ngritja e zerit me Kur’an para vellaut tend, sic citohet ne hadithin e Ebu Seidit, i cili tha: “I Derguari i Allahut alejhis selam beri I’tikaf ne xhami dhe kishte degjuar te tjeret duke ngritur zerin shume gjate leximit, atehere kishte terhjekur perden e tij dhe tha: “Padyshim se gdonjeri ngaju i flet Zotit te vet, andaj mos e bezdisni njeri-tjetrin, e as mos ta ngrite askush mbi tjetrin gate leximit zerin -apo tha: gate namazit”.119 Nese keshtu qendruaka puna me ngritjen e zerit gjate leximit te Kur’anit, a thua cfare te thuhet me keto zera te keqinj te muzikave mekatare?!

Kjo problematike eshte per te ardhur keq tejmase dhe aludon ne dobesine e besimit, mangesine e te kapurit per fe, mungesa e respektit per Shtepite e Allahut te lartmadheruar dhe zhvleresim i shenjterise se tyre. Ate, te cilin Allahun e ka nderuar me kete celular, e ka per obligim ne shenje mirenjohje per kete miresi -qe permes tij bisedon me familjen, femijet dhe farefisin e tij, si dbe i kryen nevojat dhe interesat e tij-, ta shfiytezoje ne nenshtrim ndaj Allahut, e kjo do te thote qe ky nenshtrim mos te permbaje ndonje
te keqe. S’ka dyshim se muzika e cila gjendet neper celular eshte Haram (e ndaluar) ne cdo rast, dhe njeriu duhet te zgjedhe per celularin e tij zera qe s’jane prej zerave muzikor. Edhe me e rende behet kjo (ceshtje kur ajo eshte brenda shtepive te Allahut, pasi qe ato -sic thame- duhet respektuar dhe nderuar, dhe nese atij qe kerkon gjesendin e humbur ne xhami Pejgamberi alejhis selam i ka thene: “Thuani atij: Allahu mos ta kthefte gjesendin tend te hum¬bur”, atehere c’te thuhet per kete dukuri te shemtuar dhe irrituese?! Edhe nese zeri i celularit eshte me lutje, ato serish bezdisin namazfalesit; ne momentet kur t’i deshiron te lexosh, ato ta peshtjellin ty leximin, apo kur deshiron te lutesh t’i perziejne lutjet e tua. Keshtu qe, Shtepite e Allahut duhet respektuar, te mos cenohet e drejta e namazfalesve, dhe pronari i celularit duhet t’a perkujtoje dhuntine e Allahut mbi te, e jo ta shnderroje ate ne nje mjet per bezdisjen e vellezerve te vet namazfales.

Ta kemi frike Allahun, te kemi kujdes nga gjerat qe sjellin Hidherimin e Allahut dhe Denimin e Tij. (Cdonjeri prej nesh e ka per obligim qe te kete frike Allahun ne keto xhami dhe sapo te hyje ne dere te xhamise, le te thote: “Bismil-lah, ves-salatu ves-selamu aid resulilah, eudhubilahil- Adbim ve bivexh’hihi el-Kerim, ve biSulltanihil-Kadim min- esh-Shentanir-raixhim’ , le t’ja ule zerin celularit dhe le te hyje ne te me respekt ne shtepine e Allahut, e jo t’i leje vend ne to atyre zerave te shemtuar.
Kush e le nje gje per hir te Allahut, Allahu ia zevendeson atij me dicka me te mire, prandaj ke frike Allahun.

Dr.Abdurrezak Beder
Libri Perse Namazi

You may also like...