займы онлайн

Kush ishte Muhamedi alejhi selam ? Njeriu me i larte ne historin e njerezimit.

Njohja e të Dërguarit tuaj Muhamedit (salAll-llahu alejhi ue selem). Ai është Muhamedi, i biri i Abdullahut, i biri i Abdul Mutalibit, i biri i Hashimit, Hashi ishte prej fisit kurejsh, kurejshët janë fis arab. Arabët janë pasardhës të Ismailit të birit të Ibrahimit “el khalil” (mik i Allahut), alejhi ue ala nebijina afdalu’s-salati ue selam. Jetoi 63 vjeç, 40 vjet i kaloi para shpalljes, ndërsa 23 i ka kaluar si nebij dhe rresul. Është bërë nebij me fjalën “lexo” dhe është bërë resul me “o ti, i mbështjellë”. Vendi i tij ishte Meka. Emigroi për në Medine. Allahu e dërgoi për të tërhequr vërejtje nga shirku (idhujtaria) dhe të ftoj në teuhid (njësimin e Allahut). Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar: “O ti, i mbështjellë (Muhamed)! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje, rrobat e tua pastroji dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve). Mos jep gjë, me synimin për të marrë më shumë dhe për hir të Zotit tënd, duro!” (El-Mudethir, 1-7).

Domethënia e fjalës “çohu dhe paralajmëro” është paralajmëro nga shirku dhe fto në teuhid. “Zotin tënd madhëroje” do të thotë madhëroje atë me teuhid. “Rrobat e tua pastroji” do të thotë pastroji punët tua nga shirku. “dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)”; er-ruxhz (ndyrësia) janë idhujt, kurse, largimi nga ata është lënia e tyre, distancimi prej tyre dhe ithtarëve të tyre. Kjo i ka marrë të dërguarit të Allahut 10 vjet, duke ftuar njerëzit në teuhid. Pas 10 vjetësh u ngjit në qiell (miraxh) dhe u obligua për faljen e pesë kohëve të namazit. Në Mekë u fal tre vjet. Pas kësaj u urdhërua për emigrim në Medine.

Hixhreti është kalim nga vendi i shirkut për në vendin e Islamit. Emigrimi është detyrë mbi këtë umet. Ai do të vazhdoi derisa të bëhet Kijameti. Argument është fjala e Allahut: “Kur melaiket ua marrin shpirtrat atyre që e kanë ngarkuar veten me faje, thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ishim të pafuqishëm në Tokë.” Melekët do t’u thonë: “A nuk ishte toka e Allahut e gjerë që të mërgonit në të?” Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është Xhehenemi; sa vend i keq është ai! Me përjashtim të burrave të pa fuqishëm, gra dhe fëmijë, të cilët nuk kanë mundësi të gjenin ndonjë rrugëdalje dhe nuk janë në gjendje të drejtohen në rrugë, mbase Allahu do t’i falë, se Allahu, me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.” (Nisa, 97-99).

“O robërit e Mi, që keni besuar! Toka Ime është vërtete gjerë, andaj më adhuroni vetëm Mua!” (El-Ankebut, 56).

Begaviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Shkaku i zbritjes së këtij ajet ishin muslimanët në Mekë që lanë hixhretin, Allahu i ka thirrur me emrin e besimit.”

Ndërsa argument nga Suneti për hixhretin është fjala e të dërguarit (salAll-llahu alejhi ue selem): “Nuk ka për t’u ndërprerë hixhreti derisa të ndërpritet tobja dhe nuk ka për t’u ndërprerë tobja, derisa të lindë dielli nga perëndon.”

Pasi u vendos në Medine i dërguari i Allahut (salAll-llahu alejhi ue selem) u urdhërua për detyrat e tjera të Islamit si: zekati, agjërimi, haxhi, ezani, xhihadi, urdhërimi për të mirën ndalimi nga e keqja e të tjera nga detyra islame. Kjo i mori 10 vjet, pas kësaj vdiq, lavdërimi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të. Por feja e tij qëndroi. E mira që na ka treguar është teuhidi dhe gjithçka që do dhe është i kënaqur Allahu, ndërsa e keqja prej të cilës ka paralajmëruar, është shirku dhe gjithçka që e urren dhe e refuzon Allahu. Allahu e dërgoi tek të gjithë njerëzit. Allahu e bëri detyrë bindjen ndaj tij për njerëzit dhe xhinët. Argument është fjala e Allahut: “Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i dërguar i Allahut për të gjithë ju …” (El-Araf, 158).

Allahu plotësoi me të fenë. Argument është fjala e Allahut: “… Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj …” (El-Maideh, 3).

Argument për vdekjen e tij është fjala e Allahut: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin. Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të grindeni para Zotit tuaj!” (Ez-Zumer, 30-31).

Njerëzit pasi të vdesin do të ringjallen. Argument për këtë është fjala e Allahut: “Ne ju kemi krijuar prej Tokës, aty do t’ju kthejmë dhe prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë tjetër.” (Ta Ha, 55). “Allahu ju ka krijuar nga toka, ashtu si bimët, pastaj ju kthen tek ajo dhe prej saj sërish do t’ju nxjerrë.” (Nuh, 17-18).

Pas ringjalljes do të llogariteni dhe do të shpërbleheni për punët tuaja. Argument për këtë është fjala e Allahut: “… për t’i shpërblyer ata që bëjnë keq, sipas veprave të veta e, për t’i shpërblyer ata që bëjnë mirë, me shpërblimin më të mirë.” (En-Nexhm, 31).

Ai që përgënjeshtron ringjalljen ka bërë kufër. Argument për këtë është fjala e Allahut: “Ata që nuk besuan, mendojnë se nuk do të ringjallen kurrsesi. Thuaju: “Po, për Zotin tim, me siguri që do të ringjalleni e pastaj do të njoftoheni për atë ç’keni bërë! Dhe kjo është e lehtë për Allahun.” (Tegabun, 7).

Allahu i Lartësuar të gjithë të dërguarit i ka dërguar përgëzues dhe paralajmërues. Argument për këtë është fjala e Allahut: “Të Dërguar që kanë qenë përgëzues dhe paralajmërues në mënyrë që njerëzimi të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve …” (En-Nisa, 165). I pari i tyre ka qenë Nuhu (alejhi selam) dhe i fundit Muhamedi (salAll-llahu alejhi ue selem). Argument që i pari i tyre ishte Nuhu (alejhi salam) është fjala e Allahut: “Ne të frymëzuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhin dhe profetët pas tij …” (En-Nisa, 163).

Allahu i Lartësuar tek çdo popull ka dërguar të dërguar, nga Nuhu deri tek Muhamedi i ka urdhëruar ata për të adhuruar vetëm Allahun dhe i ka ndaluar ata nga adhurimi i tagutëve. Argument për këtë është fjala e Allahut: “Çdo populli Ne i kemi çuar një të dërguar (që u thoshte): Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni nga taguti (idhujt)!” (Nahl, 36).

Allahu i Lartësuar e ka bërë detyrë mbi të gjithë robërit mohimin e tagutit dhe besimin në Allah. Ibnu Kajjim, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Tagut është: “Çdo gjë ndaj të cilës njeriu i tejkalon kufijtë, duke e pasuar, adhuruar ose duke iu bindur.”

Tagutët janë të shumtë, më kryesorët e tyre janë pesë:

  1. Iblisi (shejtani) mbi të qoftë mallkimi i Allahut;
  2. Ai që adhurohet dhe është i kënaqur me adhurimin që i bëhet;
  3. Ai që i fton njerëzit në adhurimin e tij;
  4. Ai që pretendon se di të fshehtën;
  5. Ai që nuk gjykon me ligjin që ka zbritur Allahu.

Argument për këtë është fjala e Allahut: “S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra. Ai që mohon tagutin (idhujt dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu është Gjithdëgjuesi i Gjithdituri”. (Bekare, 256). Kjo është domethënia e fjalës LA ILAHE IL-LALL-LLAH. Ndërsa në hadith përcillet: “Kreu i çështjeve është Islami, shtylla e tij është namazi dhe kulmi i çështjeve është xhihadi në rrugën e Allahut.” Allahu është më i Dituri! Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi profetin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Libri:Tri Parimet e Besimit Islam

Muhamed Ibën Abdul Uehab

You may also like...