Kush i krijon veprat që veprojnë njerëzit?

Kush i krijon veprat që veprojnë njerëzit?

Veprat e njerëzve, qofshin ato të mira apo të këqija, janë të përfshira në krijimin e Allahut dhe në caktimin e Tij, por njerëzit janë ata që i veprojnë ato punë. Allahu i Lartësuar nuk i ka obliguar njerëzit që t’i kryejnë ato. Njerëzit i kryejnë veprimet me vullnetin e tyre dhe për to do të shpërblehen apo do të ndëshkohen. Ato vepra janë realisht prej krijimit të Allahut, sepse Ai i ka krijuar njerëzit; ka krijuar dëshirën e tyre, aftësinë e tyre për të vepruar, si dhe çdo gjë që ndodh si pasojë e kësaj. Ne i besojmë të gjitha argumentet nga Libri i Allahut dhe Suneti i Pejgamberit (alejhi selam), të cilat tregojnë se krijimi i Allahut dhe Fuqija e Tij përfshijnë çdo gjë, qofshin ato krijesa me logjikë apo jo, qofshin cilësi apo vepra. Ashtu siç i besojmë dhe argumentet nga Libri i Allahut dhe Suneti, të cilat tregojnë se njerëzit janë veprues reale të së mirës dhe së keqes. Ata posedojnë lirinë e zgjedhjes dhe vullnetin e kryerjes së veprimeve të tyre. Allahu është më Madhështori dhe më i Drejti. Ai nuk i imponon njerëzit në kryerjen e veprave të tyre… .

Shejh Abdurrahman Es Sadij.
Allahu e meshirofte!

You may also like...