Kush është shoku më i mirë?

Pa dyshim se shoku më i mirë e më i sjellshëm për njeriun janë veprat e mira të tij dhe askush tjetër përveç këtij miku nuk do të hyj në varr me të.

El-Bezzari në Musnedin e tij, si dhe El-Bejheki në Shuabul-Iman përcjellin nga Ebu Hurejre radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shembulli i birit të Ademit, i pasurisë, i veprave dhe i familjes së tij është si shembulli i dikujt që ka tre miq të ngushtë. Një ditë prej ditësh, njëri prej tyre i tha: “Unë jam me ty sa të jesh gjallë.
E, kur të vdesësh, as nuk më njeh dhe as nuk të njoh.” Kjo është pasuria e tij. Tjetri i tha: “Unë jam me ty. Mirëpo, kur të arrish tek varri, as nuk më njeh dhe as nuk të njoh.” Ky është fëmija i tij.
I treti i tha: “Unë jam me ty sa të jesh gjallë dhe vdekur.” Kjo është vepra e tij.” Ibën Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij “Reudatul-muhibin” përcjellë se një njëri i urtë ishte pyetur: “Kush është shoku më i mirë?” Ai u përgjigj: “Vepra e mirë.”

Pra, vepra e mirë sillet mirë me shokun e saj, ndërkaq kush tregohet i pakujdesshëm me të do të pendohet me një pendim të thellë.

Shejh: AbduRezzak El-Bedr (Allahu e ruajttë)

You may also like...