Kur nëna jote largohet nga kjo botë

Allahu të mëshiroftë dhe të faltë oj nëna ime! Allahu të shpërbleftë me të mira dhe të nderoftë!

Pasha Allahun, po ndjehem se me shkuarjen tënde, pjesa më e madhe e imja ka ikur. Dhe ajo pakë që ka mbetur nga vetja ime, nuk ka asnjë vlerë sepse nuk mund të më ndihmojë përgjatë këtij udhëtimi të frikshëm dhe me rrugë të thyera.

Një kohë në të cilën ke shumë pakë të dashur dhe miq të cilët të bëjnë të triumfosh. Na mjafton Allahu të jetë Mbështetës dhe Ndihmës yni.

Pasha Allahun! Unë e di se Allahu është më Mëshirues ndaj meje sesa ti, dhe më i afërt ndaj teje sesa unë! Mirëpo, e gjithë kjo është për shkak të dhembjes që e shkakton ndarja nga ti duke më djegur zemrën e mëlçinë. Vetja ime digjet nga brenda dhe pothuajse nuk do të më lë asgjë pa e dëmtuar.

Në zemrën time kam një frakturë të rëndë e cila quhet trishtim. Athua, kur zemra ime do të gjej qetësinë e saj?! Allahu ka zëvendësim për çdo gjë që ikën (vdes) dhe Ai i mjafton çdokujt. Allahu është Ai i Vetmi i Cili do të mbetet përgjithmonë, e në dorën e Tij janë të gjitha gjërat. Vepron atë që do dhe gjykon ashtu siç Ai dëshiron.

Më e keqja është për fëmijën i cili e humb lutjen më premtuese – atë të nënës kur, dhe atëherë kur ai ballafaqohet me tërë botën, asgjë më pakë se sa të uroj fatin për fat të mirë dhe asgjë nuk la mangët aq sa ka mundur!

Allahu ka zëvendësim për çdo gjë që ikën (vdes) dhe Ai i mjafton çdokujt. Allahu është Ai i Vetmi i Cili në dorën e Tij janë të gjitha gjërat. Vepron atë që do dhe gjykon ashtu siç Ai dëshiron. E lus Atë që të ma forcoj zemrën, e ta shëroj brendinë time, pothuajse çdo pjesë e trupit më është shkatërruar.

Kam qarë si një fëmijë i lënë pas dore e unë jam ai i cili nuk e humb qetësinë edhe në situatat më të vështira!

Allahut i lutem që të mëshiroj ty, ta zgjerojë tokën në dy anët tuaja (varrin tënd), të mirëpres ty e të ngritë shkallët tuaja në xhennet, të jetë kjo nata ku do të shkosh në xhennet e jo nata e dënimit në zjarr.

Nëse gjërat ku ti e kundërshtove Sunnetin, apo ku kundërshtove thirrjen në të, unë jam larg saj. Kë do Allahu e udhëzon në rrugën e drejtë. Ai është i Vetëm i cili furnizon dhe i merr (furnizimin) ndokujt.

E lus Allahun më të Fuqishmin, që ta bëj përfundimin tonë nga kjo botë të mirë, të na hap gjoksin, të na frymëzoj për punë të mira, të na falë të gjithë neve.

Nuk themi asgjë tjetër, përveç asaj që e kemi obligim:

Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi, O Zot, më shpërble në fatkeqësinë time dhe ma zëvendëso me diçka me të mirë.
Muhammed er-Raslan
p.m.

You may also like...