Kur mëkatet të dërgojnë në Xhenet

Shemsuddin Muhammed bin Ebi Bekër Ibën Kajjim el-Xheuzijje (ka vdekur 751 H.), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Me të vërtetë robi e bën një mëkat dhe hyn në Xhenet përmes veprimit të tij dhe ai e vepron një vepër të mirë dhe hyn në zjarr përmes veprimit të saj.”
E pyetën “Si është e mundur kjo?”
Ibën Kajjim, Allahu e mëshiroftë, u përgjigj:
“E vepron një mëkat dhe si rrjedhim vazhdimisht ekziston para syve të tij, (dhe e bën atë) t’i frikësohet atij, të brengoset për të, të trembet dhe të qajë duke u penduar për kryerjen e tij (mëkatit). Ndihet i turpëruar para Zotit, të Lartësuarit, me kokën e ulur në mes të duarve, dhe me zemër të thyer dhe i dëshpëruar për shkak të tij (mëkatit).
Si rrjedhojë, ai mëkat do të jetë më i dobishëm për të, sesa shumë vepra të mira të adhurimit (ibadete). Si pasojë këto gjëra të përmendura më lartë janë shkak për gëzimin e Allahut ndaj këtij robi, deri sa ai mëkat të bëhet arsye për të që të hyjë në Xhennet.
Robi i Allahut e bën një vepër të mirë dhe vazhdon ta shohë atë si një nder për Allahun dhe bëhet egoist, kryelartë, mendjemadh e arrogant për shkak të saj. Dhe, ai thotë “unë e bëra këtë e këtë vepër (duke u mburrur) e kjo shkakton pajisje me karakteristika të mburrjes, mendjemadhësisë (arrogancës) dhe adoptimin e një qëndrimi autoritar (imponues).
Kjo bëhet arsye për shkatërrimin e tij.
Në këtë mënyrë, nëse Allahu Teala dëshiron mirë për robin e Tij nevojtar, Ai e sprovon atë me diçka në mënyrë që ta kthejë atë (robin) dhe ta bëjë që ta ulë kokën e tij si nënshtrim (përulje) dhe t’ia ulë atij ndjenjën e përparësisë ndaj vetes së tij. Dhe, nëse Allahu dëshiron për robin e tij diçka tjetër përveç të mirës, Ai (Allahu) do ta braktisë atë dhe mburrjen e kotësinë e tij, dhe kjo shpie detyrimisht në shkatërrimin e tij. “

El-Uabilu es-Sajjibu min kelim et-Tajjib – Ibën el-Kajjim, faqe 15

You may also like...