Kujdesu për kohën tënde

KOHA – ky thesar i çmuar që shumëkush nuk ia di vlerën, shpërblimin, përgjegjësinë,  është problemi më madhor që duhet të preokupojë çdo mysliman.

Çdokush nga ne nëse pyetet se si e kalon kohën e lirë do përgjigjeshim pa ngurrim se nuk kam kohë të lirë, veçanërisht për motrat myslimane me gjitha përgjegjësitë që kanë si nëna, si bashkëshorte, si nuse, si shoqe, komshije etj.. Kur i kushton  një shoqje a kushërire ca minuta kohë për të trajtuar një problem, për të zgjidhur një çështje, për të larguar një brengë, apo thjesht për të dëgjuar fjalët e tjetrit në shenjë respekti, të vizitosh të afërmit; të gjitha këto duan KOHË. Secila nga këto përgjegjësi kërkon kohën dhe përkushtimin e vet që na bën ne në fund të ditës të themi: iku dhe një ditë nga jeta ime ashtu pa kuptuar!

Koha është krijim i Allahut. Allahu siç ka krijuar qiejt, tokën, detin, malet, engjëjt, njeriun xhinët etj.paralel me secilin ka krijuar dhe kohën e tij… ka nënshtruar diellin dhe hënën dhe secili ecin deri në një kohë të caktuar (Read: 2).Çdo gjë lind, jeton sa të dojë Allahu të jetojë pastaj vdes, i mbaron koha dhe pushon së ekzistuari. Çdo popull e ka një exhel (kohë të përcaktuar) derisa kur ti vijë exheli nuk do e vonojnë një moment dhe nuk e përshpejtojnë (Earaf: 34). Fenomeni kohë është e lidhur ngushtë me ekzistencën. Pra çdo gjë që ekziston është e lidhur ngushtë me fenomenin kohë dhe nuk mund të kuptohet pa të. Allahu shpesh përmend në Kuran për ekzistencën e kaluar, për të tashmen dhe për të ardhmen. Koha në këtë këndvështrim është ajo matëse precize e çdo krijimi, që tregon fillimin dhe mbarimin e tij. Besimi në botën e përtejme do të thotë edhe se çdo gjë në këtë botë do ta ketë një fund përveç Allahut të madhëruar që është pa fillim dhe pa fund: Çdo gjë që është në të do të zhduket dhe do të mbetet fytyra e Zotit tënd të madhërishmit, bujarit (Rrahman 26-27). Gjë të prekshme për të kuptuar këtë dukuri kemi lindjen dhe perëndimin e diellitdhe për rrjedhojë ditënatën që formohet në mënyrë të pandërprerë.

Për kohën Allahu i lartmadhëruar ka zbritur një sure ku thotë: Pasha kohën! Vërtet njeriu është në humbje. Përveç atyre që punuan vepra të mira dhe këshilluan njëri tjetrin për të vërtetën dhe këshilluan njëri tjetrin për durim.

Allahu i lartmadhëruar është betuar në këtë krijesë -siç dihet Ai betohet mbi kë të dojë prej krijesave të tij- gjë që tregon për rëndësinë dhe vlerën e madhe që ka koha dhe vëmendja që duhet ti kushtojmë ne faktit kohë. Ka thënë se njeriu është në humbje, këtu përfshin jobesimtarin dhe llojin e njeriut në përgjithësi. Pastaj ka përjashtuar punëmirët, ata që urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, ata që thërrasin në fenë e Allahut, dhe durojnë në gjitha vështirësitë që mund të ndeshin përgjatë udhës.

Po ashtu i dërguari i Allahun ka përmendur në një hadith të saktë rëndësinë e kohës: Transmetohet nga IbënAbasi se ka thënë: I ka thënë profeti alejhi selam një burri tek po e këshillonte: Shfrytëzo pesë gjëra para pesë të tjerave: Rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para se të zihesh me punë, dhe jetën para vdekjes.Apo hadithi tjetër: Në dy të mira janë mashtruar shumë njerëz: shëndeti dhe koha e lirë. (e transmeton Buhariu).

Shumë nga te paret tane e kanë kuptuar vlerën e kohës dhe kanë qenë insistues në zënien e saj me gjëra të dobishme. Ka thënë Omer bin Hatabi: “E urrej të shoh ndonjërin prej jush të kotë as në punët e dynjasë dhe as në punët e ahiretit”. Ka thënë Hasen Basriu: “O njeri ti je ditë, nëse ikën një ditë ikën një pjesë prej teje”.

Subhanallah, si krijim i Allahut koha ecën dhe ne se ndalim dot, por si krijesë e përsosur që jemi, që kemi marrë përsipër amanetin qiellor Ne ia paraqitëm emanetin qiellit tokës dhe maleve dhe refuzuan ta mbajnë dhe embajti atë njeriu. Ai ishte i padrejtë dhe i paditur, le të përpiqemi me sa mundemi ta çojmë në vend këtë amanet përpara se të pendohemi atëherë kur nuk vlen pendimi.

Të kujdesesh për kohën do të thotë të kryesh çfarë Allahu ka urdhëruar: të bësh një lutje për një dëshirë a nevojë, të falesh dy rekate me qëllim botën tjetër, të lexosh ca faqe Kuran, të bësh dhikër, të agjërosh një ditë nafile, të meditosh në krijimin e Allahut, të bësh istigfar (të kërkosh falje duke thënë: estagfirullah), të duash dhe të respektosh prindërit, të respektosh të madhin dhe të mëshirosh të voglin, të pajtosh mes njerëzve, të lexosh një libër të dobishëm, të përcjellësh mesazhin hyjnor tek fëmijët e tu, tek familja jote, miqtë e të afërmit … etj. të gjitha këto janë nga punët e dobishme që njeriut do i bëjnë dobi ditën kur nuk bën dobi as pasuri dhe as fëmijë. (Shuara’: 88). Ditën kur do të dëshirojë të ngrihet vetëm një herë dhe të thotë “subhanallah” por nuk do i jepet kjo mundësi sepse Allahu kështu e ka caktuar që kush ikën nuk kthehet më.

Të kujdesesh për kohën do të thotë edhe të largohesh nga gjërat që Allahu ka ndaluar: të ruash gjuhën nga përgojimi dhe thashethemet, të ruash nderin, të mos hash gjëra haram, të mos vjedhësh, të mos gënjesh, të mos shpifësh, të mos mashtrosh, të distancohesh nga punët që nuk të interesojnë, të distancohesh nga shoqëria e shthurur: Ata të djathtët pyesin njëri tjetrin në xhenet rreth kriminelëve: Çfarë ju solli juve në sekar. Thonë skemi qenë prej atyre që falen. As kemi qenë prej atyre që ushqejnë të varfrin. Dhe përziheshim me të tjerët në punë të kota. (Mudethir: 42- 45.

Allahu na bëftë prej vepërmirëve dhe prej banorëve të xhenetit dhe na ruajte nga punët e këqija që zemërojnë Allahun dhe të çojnë në zjarr.

Permblodhi Teuta Xeka

You may also like...