Kujdes nga interneti

Këshillë nga shejh Uthejmini rreth humbjes së kohës në internet

Dihet se interneti ka të mira dhe të këqia, ai që e kërkon të mirën e gjenë, sepse në të ka shkenca fetare, gjuhësore, teknike….
Poashtu në të ka shumë të këqia, rreziku i tyre është më i madh se sa kanalet televizive.
Këshilla ime për vëllezërit e mi është që ata të kenë frikë Allahun, dhe ta dinë se nuk janë krijuar për këtë, por janë krijuar për ta adhuruar Allahun, dhe në qoftë se ata bien në pozitën e shtazës duke patur për qëllim vetëm ngopjen e epsheve dhe dëshirave, atëherë me këtë e kanë humbur këtë jetë dhe tjetrën-Allahu na ruajtë-. Vëllezërit tanë musliman i këshilloj që ta ruajnë fenë e tyre, kohën e tyre, të mos e humbin kot jetën e tyre shumë të vlefshme, sepse pasha Allahun, një minut i vetëm është mi vlefshëm sesa njëmijë dirhem. A e shihni nëse dikuj i vjen vdekja, dhe i thuhet: na jep tërë botën ne do ta shtyejmë jetën një minut, ai do pranonte këtë!
Për këtë Allahu thotë: “Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të ringjallen.” (El Mu’minun, 99-100).
Ruaje jetën o vëlla, sepse ajo është më e shtrenjtë sesa ari dhe argjendi, nëse njeriu nuk e humbë dot as një dirhem, atëherë si e humbë jetën rreth cilës sillet xheneti dhe xhehnemi”.

You may also like...