KUJDES! Mos i bëj këto pesë gjëra

1- Mos këmbëngul në mëkat.

Këmbengulja në mëkat nënkupton mos-pendimin, e pendimi nënkupton kthimin tek Allahu, e këmbëngulja nënkupton vazhdueshmërinë e ikjes nga Allahu.

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Vëtetë Allahu e shtrinë dorë e Tij natën që ta falë gabimtarin (mëkatarin) e ditës, dhe e shtrinë dorën e Tij ditën që ta falë gabimtarin e natës. Kështu derisa të lindë dielli nga perendimi” (Transmeton Muslimi)

Allahu ka thënë: “Dhe të gjithë pendohuni te Allahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni.” (Nur, 31)

2- Mos u gëzo me mëkate.

Nuk është i barabartë ai që bënë mekate dhe qeshë – me atë që bënë mëkate dhe qanë.

Ka ardhur në hadith se Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Keqardhja është pendim” (Transmeton Ahmedi)

3- Mos i publiko mëkatet e tua tek të tjeret.

Nëse sprovoheni me mëkate mbuloni ato. Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “I gjithë ummeti im janë të faluar, pos atyre që i zbulojnë mëkatet e tyre…” (Transmeton Buhariu)

4- Mos e nënvlerëso mëkatin e bërë.

Të mirët kanë thënë “mos shiko sa i vogël është mëkati, por shiko madhërinë e Atij që e ke kundërshtuar”.

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Keni kujdes nga mëkatet e vogla sepse ato bashkohen tek njeriu derisa ta shkatërrojnë.” (Transmeton Ahmedi)

5- Mos thirr në mëkate.

Mos thirr në mëkate, e të bëhesh nga bashkëpunëtorët e shejtanit që dëshirojnë të përhapet e keqja tek besimtarët.

Allahu ka thënë: “Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të perhapet amoraliteti, i pret dënim i dhembshëm në këtë botë dhe botën tjetër. Allahu e di, por ju nuk e dini”. (Nur, 19)

You may also like...