Kujdes! Mos bëj rolin e hoxhës kur nuk je i tillë!

Kujdes! Mos bëj rolin e hoxhës kur nuk je i tillë!
Ka thënë Ibn El kajim në: “ I’lam el mueki’in”:
“ Allahu i Madhëruar ka ndaluar që të flitet për Të, pa pasur dituri, në dhënien e fetvave dhe çështjet e gjyqsorit, duke e gjykuar këtë gjë ndër ndalesat më të mëdha. Kjo ndalesë përfshin të folurit rrreth Tij, pa dituri, në: emrat cilësitë dhe veprat e Tij, fenë dhe legjislacionin e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Prandaj, mos thoni me gjuhët tuaja të rreme: “Kjo është e lejueshme e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë.” (En Nahl: 116).

Në këtë ajet kuranor Allahu i kërcënon me dënim ata që gënjejnë për gjykimet eTij duke e cilësuar si të ndaluar nga Allahu atë që Allahu në të vërtetë nuk e ndaloi dhe duke e cilësuar të lejuar nga Allahu atë që Allahu në të vërtetë nuk e ka lejuar. Ky është një sqarim nga Allahu se nuk i lejohet askujt që të gjykoj si hallall apo haram përveçse me dituri se Allahu e lejoi apo e ndaloi këtë gjë.

Kanë thënë disa nga të parët tanë të mirë: Njeriu duhet ti frikësohet Allahut kur thotë se kjo është e lejuar apo e ndaluar, në mënyrë që Allahu të mos i thotë atij: Gënjeve! Unë nuk e kam lejuar këtë dhe as e kam ndaluar atë.
Pra nuk lejohet që të gjykohet diçka si e lejuar apo e ndaluar pa pasuri dituri për këtë nga Shpallja e qartë dhe as duke u bazuar në interpretim apo pasim të verbër.”

Ka thënë shejh Abdurrahman Es sadij në komentin e ajetit kuranor: “…dhe të flisni për Allahun gjëra që nuk i dini.” (El Bekare: 169):
“ Pra të flisni pa dituri për emrat, cilësitë, veprat dhe fenë e Tij. Kjo gjë është e ndaluar nga Allahu dhe Ai ua ka ndaluar robërve të Tij që t’i afrohen kësaj ndalese, sepse pasojat e saj janë të rënda në mënyrë të veçantë dhe të përgjithshme. Gjithashtu kjo gjë është një padrejtësi e madhe, gënjështër ndaj Allahut, humbj
e për njerëzit dhe ndryshim i fesë së Tij.”

Ka thënë imam Esh Sheukanij në “ Fet’h El kadir”:
“ Të folurit me injorancë është e shëmtuar në çdo rast, e si mund të jetë kur flitet për Allahun pa u bazuar në dituri?!”
Ka thënë Ibn ebi El Iz në “Sherh el akide et tahauije”:

“ Mund të ndodhë që një dituri prej çështjeve të kësaj bote të përfitohet e të mësohet jo nga Profeti alejhi selam, siç është mjeksia, llogaritja, bujqësia etj., por në çështjet hyjnore dhe dituritë fetare, këto janë njohuri që merren vetëm nga Profeti alejhi selam.”

You may also like...