займы онлайн

Ku ndodhet Allahu?

Allahu i Madhëruar thotë: “I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).” Taha 5

Allahu i Madhëruar thotë: “e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor…” në gjashtë vende në Kuran, e ato janë:

1.  Sure El Earaf ajeti 54

2. Sure Junus ajeti 3

3. Sure Er Rad ajeti 2

4. Sure El Furkan ajeti 59

5. Sure Es Sexhde ajeti 4

6. Sure El Hadid ajeti 4

Allahu i Madhëruar thotë: “Ai është Sunduesi mbi robërit e Vet…” El Enama 18 dhe ajeti 61

Allahu i Madhëruar thotë: “Ata i frikësohen Zotit të tyre lart mbi ta dhe bëjnë atë, që u urdhërohet.” En Nahl 50

Gjithashtu i Madhëruari thotë: “Tek Ai ngjiten fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai e ngre Vetë.” Fatir 10

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur Allahu krijoi krijesat, shkruajti në librin e tij i cili ndodhet tek Ai lart mbi Arsh “Mëshira ime ia ka kaluar hidhërimit tim.” E ka nxjerr Buhariu 4/73 në “Et Teuhid” 8/176 dhe 216 dhe Muslimi në “Et Teubeh” 4/2107

Transmetohet nga Muauije bin el Hakem es Sulemi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë:…Kam pasur një robëreshë e cila ruante bagëtinë time ndërmjet Uhudit dhe El Xheuanijeh. Një ditë prej ditësh vërejta ujkun duke u larguar me një prej deleve nga bagëtia që ajo ruante. Meqë unë jam njeri prej bijve të Ademit, u hidhërova ashtu si hidhërohen (njerëzit) dhe e godita atë. Shkova tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i tregova për këtë rast dhe nuk erdhi mirë.

Thashë: O i Dërguari i Allahut, a ta liroj atë?

Tha: “Ma sillni atë këtu.

Ia solla atë dhe ai i tha asaj: “Ku është Allahu?

Tha: Lart mbi qiej.

Tha: “Kush jam unë?

Tha: Ti je i Dërguari i Allahut.

Tha: “Liroje atë, ngase ajo është besimtare.” E ka nxjerr Muslimi 1/382.

El Kaulul Mufid fi Edileti et Teuhid

Shejh Ebu Ibrahim Muhamed bin Abduluehab bin Ali el Uesabi el Abdeli

Sana’a 23 të muajit Xhumadel Ula të vitit 1406 h

Përktheu: Unejs Sheme

You may also like...