Kryen një mëkat dhe ai do të hyjë në Xhenet?

Ibën Kajjimi,rahimehullah, ka thënë:

Një prej te pareve tane ka thënë: “Me të vërtetë robi kryen një mëkat me të cilin ai do të hyjë në Xhenet; dhe një tjetër kryen një vepër të mirë me të cilin ai do të hyjë në zjarr.” Ai ishte pyetur: “Si është kjo?” Kështu ai u përgjigj: “Ai që kryen mëkatin, vazhdimisht mendon për këtë, e cila shkakton te ai frikë, ndjen keqardhje për të, qan për të dhe ndjehet i turpëruar para Zotit të vet më të Lartit, për shkak të kësaj. Ai qëndron para Allahut, me zemër të thyer dhe me kokën e ulur në përulësi. Pra, ky mëkat është më i dobishëm për atë se sa shumë vepra të mira, pasi ai të ketë shkaktuar nënshtrim dhe përulësi, që çon në lumturinë dhe suksesin e robit, për atë masë që ky mëkat bëhet shkak për hyrjen e tij në Xhenet.

Sa për bërësin e një të mire, atëherë ai nuk e konsideron këtë të mirë si një nder nga Zoti i tij. Përkundrazi, ai bëhet arrogant dhe i habitur me veten, duke thënë: “Unë kam arritur të tilla dhe të tilla dhe të tilla dhe të tilla. Pra, kjo e shtyn edhe më shumë në rritjen e lajkave të tij, krenarisë dhe arrogancës – dhe gjëra të tilla se këto bëhen shkak për shkatërrimin e tij.

You may also like...