Koha kur duhet bërë dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes.

Ibn Kajim el Xheuzije (Allahu e mëshiroftë) thotë:

Ka thënë Allahu i Lartësuar : “Madhëroje Zotin tënd e falënderoje Atë para lindjes së diellit dhe para perëndimit.” (Kaf: 39)

Kjo e sqaron atë që është përmendur në hadithe: “Kush thote ne mengjes dhe ne mbremje keshtu…apo ashtu…” qëllimi është: Para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij. Pikërisht koha mes sabahut dhe lindjes së diellit dhe koha mes ikindisë dhe perëndimit të diellit. Në një ajet tjetër Allahu i Madhëruar thotë: “Lartësoje Zotin tënd me falënderim, në mbrëmje dhe mëngjes!” (Gafir: 55)

Me mëngjesin është për qëllim fillimi i ditës ndërsa me mbrëmjen fundi i saj dhe se këto dhikre e kanë kohën pas namazit të sabahut si dhe pas namazit te ikindisë.

[‘El Uabilus Sajjib’ fq. 200, për më tepër shih edhe librin ‘El Edhkar’ të imam Neveviut 3/74,75,100].
Përshtati: Fatjon Isufi.

You may also like...