Ja se cfare sjellin gjynahet tek njeriu

“Suksesi i pakët, mendimet jo të drejta, mosdalja në pah e së vërtetës, prishja e zemrës, përtacia në përmendjen e Allahut, humbja e kohës, pakënaqësia e njerëzve, largësia që krijohet ndërmjet njeriut dhe Zotit, mos realizimi i lutjeve, ashpërsia e zemrave, mospasja mbarësi në jetë dhe pasuri, privimi nga dija, poshtërimi, shtypja nga ana e armikut, ngushtimi i karaharorit, sprovimi me shokë të këqij që të prishin zemrën e të marrin kohën, streset dhe ankthet e gjata, jeta e padurueshme, shqetësimet shpirtërore…; që të gjitha vijnë si rezultat i gjynaheve dhe shkujdesja në përkujtimin e Zotit, ato mbijnë nga toka ashtu siç dalin kërpudhat pas shiut, ashtu siç vjen shkrumbi mbas zjarrit; e të kundërtat e të gjitha këtyre, vijnë nga devotshmëria dhe bindja ndaj Zotit.”

[El Feuaid” i Ibn Kajim el Xheuzije].

You may also like...