Islami do të përhapet nga lindja deri në perëndim

Muslim transmeton nga Thauban radijAllahu anhu se i Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Allahu mblodhi tokën për mua në mënyrë që unë mund të shoh lindjen e saj dhe perëndimin. Mbretëria e umetit do të shtrihet në atë që u mblodhë për mua. Mu dhanë dy thesare; një i kuqë dhe një i bardhë.”1

Profeti salAllahu alejhi ue selem nuk e përmendi veriun dhe jugun. Kjo mund të jetë për shkak se ato janë pak të banuara ose se asnjë pushtimim nuk u zhvillua atje. Pushtimet u zhvilluan në lindje dhe perëndim. Profeti salAllahu alejhi ue selem foli për të ardhmen dhe ai nuk foli nga veja e tij. Kjo dëshmon profetësin e tij në këto mënyra:

1 – Bota iu palos atij salAllahu alejhi ue selem.

2 – Ai tregoi në lidhje me dominimin e ardhshëm të umetit të tij dhe se si ajo do të ndodhë në lindje dhe në perëndim. Ai informoi në lidhje me këtë ndërsa myslimanët e kishin pushtuar vetëm Medinën dhe zonën përreth.

Dhe u bë ashtu sikurse ai salAllahu alejhi ue selem ka thënë. Pushtimet pasuan njëra-tjetrën gjatë dinastive të kalifëve të drejtë, Benu Umejjeh dhe Benul-Abas. Perandoria persiane ra në lindje dhe perandoria romake ra në perëndim. Autoriteti mysliman shtrihej përtej Indis në lindje dhe Tanzher (në Maroko) në perëndim. Ajo madje arriti edhe Pyrenees2 (në kufi me Francën), kur myslimanët pushtuan Andaluzin në kohën e Benu Umejjeh. Kjo dëshmon besueshmërin e Profetit salAllahu alejhi ue selem kur ai tha:

Mbretëria e umetit do të shtrihet në atë që u mblodhë për mua.”

____________________________________________________

1 Muslimi (2889).

2 Shih https://en.wikipedia.org/wiki/Pyrenees

 

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: I´anat-ul-Mustafid (1/312-313)

p.m.

You may also like...