Historia e djalit që shihte harame

Erdhi nje djale tek nje dijetar dhe i tha:

Une jam nje djale i ri, kam shume deshira dhe nuk e permbaj dot veten nga shikimi i femrave ne rruge, tregje etj., prandaj si me keshillo se si te veproj per t’u larguar nga ky mekat?

Dijatari i dha nje gote me qumesht, te mbushur plot dhe i tha qe te ece ne nje drejtim te caktuar ne treg, pa derdhur qofte edhe nje pike nga gota me qumesht.

Nderkohe dergoi nje prej nxenesve te tij qe ta vezhgonte djalin dhe ta godiste ate nese derdhte qofte edhe nje pike qumesht nga gota.

Djaloshi eci me qumeshtin ne drejtimin e caktuar pa derdhur asnje pike prej tij dhe kur e pyeti dijetari se sa vajza pe ne rruge, ai tha: O dijetari im, une nuk pashe asgje perreth meje, sepse i frikesohesha goditjes nese do te me derdhej qumesht nga gota, e ne kete menyre do te me vinte edhe turp prej njerezve qe ishin ne treg. Dijetari i tha: Keshtu eshte edhe gjendja e besimtarit, i cili i frikesohet Allahut dhe turperimit ne Diten e Kiametit per shkak te mekateve te tij.

Besimtari e ruan vetveten nga mekatet dhe gjithmone perkujton Diten e Kiametit.

You may also like...